Tronditet Kavaja! I moshuari qëllon me thikë vëllain në arë, 74-vjeçari VDES rrugës për në spital (EMRAT)

Një ngjar­je tragjike ka ndod­hur në një famil­je në Kava­jë, ku vël­lai ka vrarë vël­lanë me thikë.

Sipas infor­ma­cion­eve para­prake, dy vëllezërit janë përf­shirë në një kon­flikt, i cili ka degrad­uar deri në për­dorim­in e thikës. Si paso­jë e plagëve të mar­ra, njëri prej tyre ka hum­bur jetën.

Poli­cia bën me dije se ngjar­ja e rëndë ka ndod­hur rreth orës 20:30 në fshatin Ago­nas të Kava­jës, ku dy vëllezërit, Muhamet Rresh­ka, 76 vjeç, dhe Eqerem Rresh­ka, 74 vjeç, ndod­heshin në arë duke punuar për mbled­hjen e bazës ushqi­more për bleg­tor­inë.

Për motive ende të paqar­ta mes tyre ka nisur një kon­flikt, i cili ka për­fun­d­uar në dhunë. Gjatë për­plas­jes, 76-vjeçari ka nxjer­rë një mjet pre­rës (thikë) dhe ka godi­tur disa herë vël­lain e tij.

I plago­suri është trans­portu­ar me urgjencë nga famil­jarët dhe dësh­mi­tarët drejt spi­tal­it, por për shkak të plagëve të mar­ra dhe hum­b­jes së mad­he të gjakut, 74-vjeçari nuk ka mundur të mbi­je­to­jë, duke ndër­ru­ar jetë gjatë rrugës.

Men­jëherë pas mar­rjes së njof­tim­it, në vend­ng­jar­je kanë mbër­rit­ur shër­bimet e poli­cisë, të cilat kanë bërë të mundur arres­timin e 76-vjeçar­it.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading