Ish-ministri socialist Ndre Legisi: Nxjerrja e PS nga “llumi” ku e futi Rama, detyrim i socialistëve

Ish-min­istri social­ist Ndre Legisi ka shpre­hur qën­drim­in e tij kri­tik ndaj sit­u­atës ku ndod­het sot Par­tia Social­iste nën drej­timin e Edi Ramës, tek­sa ven­di vazh­don të përf­shi­het nga protes­ta masive kundër kreut të qev­erisë prej më shumë se tri javësh.

Legisi e qua­jti detyrim të social­istëve “të viteve të sakri­fi­cave” nxjer­rjen e PS-së nga “llu­mi ku e futi Edi Rama”. Reag­i­mi i tij erd­hi në vazhdën e mesazhit të themelue­sit të FRESSH, Ilir Zela, i cili kishte shpre­hur më herët një qën­drim të ngjashëm kri­tik ndaj drej­tim­it aktu­al të par­tisë.

Legisi argu­men­toi se ekzis­ton një para­lelizëm mes vler­ave his­torike që Par­tia Social­iste mishëroi në Kushte­tutën e vitit 1998 rezis­tencës ndaj fashizmit në pushtet (1992–1997), sta­bi­lizim­it pas krizës së 1997-ës, kon­tribu­tit në çlir­im­in e Kosovës dhe refor­mës në drejtësi të 2015-ës  dhe aspi­ratave të të rin­jve që po protesto­jnë sot.

Ai vuri në pikëpyet­je nëse të gjithë social­istët janë “katan­dis­ur në klone të sub­jek­teve të SPAK, në vik­ti­ma të oli­gark­isë”, duke shpre­hur shpresën që revol­ta e të rin­jve t’u jepte social­istëve mundës­inë “të rig­je­jnë part­inë e tyre të zap­tu­ar nga trusti i betonit”.

Sipas tij, nëse Edi Rama ka ndon­jë “fije mirën­jo­hje­je”, tani është koha ta shfaqë atë, pasi prej 13 vitesh është kryem­i­nistër me votat e social­istëve, dhe “asnjë pushtet nuk mund të jetë i për­jet­shëm”.

Legisi par­ala­jmëroi se hez­iti­mi për t’i hapur rrugë ndryshim­it tani rrezikon ta lërë Part­inë Social­iste që ai e quan “par­tia e Dritëro Agol­lit” si “një kuj­tim të bukur të një të shkuare të largët”, me shumë mundësi pa anë­tarë dhe pa votues.

“Ose PS ndryshon rrugë tani, ose një e majtë e re… do të ngri­het si alter­na­tivë e qenë­sishme poli­tike,” shkroi ai, duke e cilë­suar “eksper­i­mentin e autokracisë” të për­fun­d­uar “me dësh­tim, shëmti, hajni dhe tall­je”.

Si themelues dhe kryetar i parë i FRESSH dhe anë­tar i PS-së prej vitit 1992, Legisi shpre­hu shpresën që për­faqë­sue­sit më të mirë të rin­isë të vijnë në krye të së majtës me një mendësi të re, për një Shqipëri që “duhet pat­jetër të mbyl­lë tranzi­cionin” dhe të anë­tarë­so­het në BE.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading