“Nuk vazhdohet më kështu, mjaft është mjaft”, Afrim Krasniqi: Shqipëria meriton një lider që të respektohet për atë që është dhe jo për atë që paguan me reklama

“Nuk vazh­do­het më kësh­tu, mjaft është mjaft”, Afrim Kras­niqi: Shqipëria meri­ton një lid­er që të respek­to­het për atë që është dhe jo për atë që paguan me reklamaPoli­tol­gou Afrim Kras­niqi foli për A2CNN, në emi­sion­in “Off the Record” në lid­hje me protestën edhe me kërke­sat.

Poli­to­logu Afrim Kras­niqi, në një inter­vistë për A2CNN në emi­sion­in Off the Record, komen­toi mbi protestën që po zhvil­lo­het dhe kërke­sat e saj. Ai thek­soi se protes­ta ka arrit­ur të artiku­lo­jë një zë pub­lik të rëndë­sishëm, duke sjel­lë në vëmend­je shqetësimet e qyte­tarëve.

Sipas Kras­niqit, kërke­sat krye­sore lid­hen me ndryshimin e kon­tratës mes poli­tikës dhe qyte­tarëve, si dhe dorëhe­q­jen e dy fig­u­rave krye­sore poli­tike. Ai vuri në duk­je se pje­sa tjetër e kërke­save ka më shumë karak­ter admin­is­tra­tiv sesa poli­tik, duke kuj­tu­ar se lig­je të ngjashme janë anu­lu­ar edhe më parë, por më pas janë rik­thy­er pas disa mua­jsh.

Kras­niqi e kon­sideroi të rëndë­sishme fak­tin që protes­ta ka adresuar një prob­lem real dhe ka artiku­lu­ar atë që shu­mi­ca e qyte­tarëve kërko­jnë. Megjithatë, ai kri­tikoi zgjed­hjen e indi­vidëve që e për­faqë­suan këtë zë, duke thënë se më të për­sh­tat­shëm do të ishin të rin­jtë që sim­boli­zo­jnë imazhin e ri të Shqipërisë.

“Një është kërke­sa, ndryshi­mi i kon­tratës së poli­tikës e qyte­tarët dhe dorëhe­q­ja e dy fig­u­rave krye­sore, të tjer­at janë gjëra, se ven­di për të anu­lu­ar ligjin është në shumë akt admin­is­tra­tiv sesa poli­tik dhe koha ka treguar se e kanë mar­rë edhe e kanë thy­er prapë pas gjashtë mua­jsh.

Është lajm i mirë që protes­ta adresoi një zë pub­lik dhe u artiku­lua për atë që të gjithë po kërkonin, men­doj se ishte e gabuar zgjed­h­ja e indi­vidëve për ta artiku­lu­ar këtë zë, më shumë i për­sh­tatur do të ishte një vajzë ose një djalë i ri që për­faqë­son Shqipërinë e re dhe imazhin e ri.

Ishte e gabuar qoftë edhe për naivitet deklara­ta për ndërhyr­je të gru­peve të tjera, por këta janë çmime që paguhen në një aleancë të rastë­sishme ku depër­to­jnë që nga ambi­en­tal­istët deri te adhu­rue­sit e lirisë.”, tha Kras­niqi.

Ai shtoi se deklaratat për ndërhyr­je të gru­peve të tjera ishin të gabuara dhe të nxi­tu­ara, por kjo është një kos­to që shpesh paguhet në alean­ca të rastë­sishme ku përf­shi­hen ambi­en­tal­istë, aktivistë të lirisë dhe grupe të tjera.

Kras­niqi thek­soi se thel­bi i protestës nuk është për të bërë pro­fil poli­tik të indi­vidëve, por për të dhënë mesazhin se nuk mund të vazh­do­het më me këtë sit­u­atë.

“Por thel­bi i protestës nuk është për të bërë CV e njëri-tjetrit, por thel­bi është që nuk vazh­do­het më kësh­tu, mjaft është mjaft.

Çfarë­do që të ndod­hë, edhe sikur ta shua­jnë, edhe sikur të ndërhyjnë, edhe pse nuk men­doj se do të shuhet, do të vazh­do­jë më gjatë, do të ndërhyjnë njerëz pub­likë. Unë punoj me të huaj dhe e di se cila është paso­ja ndërkom­bëtare e këtyre gjërave.

Shqipëria meri­ton një lid­er që të respek­to­het edhe të vlerë­so­het për atë që është dhe ajo për atë që paguan rekla­ma.

Në rastin konkret Shqipëria nuk ka lid­er poli­tik për­faqë­sues as në mazho­rancë as në opoz­itë.

Shqipëria meri­ton një njeri që kup­ton pro­cesin e inte­grim­it evropi­an si detyrim dhe mision his­torik dhe jo si fla­mur per­son­al për ta tun­dur për­para mil­i­tan­tëve.”, vijoi ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading