“Dy arsyet pse Rama u degjenerua përballë protestës!” Tomor Alizoti për deklaratat e Kryeministrit: “Fuck You” ishte për protestuesit që kthyen vëmendjen e të huajve te realiteti

Drejtue­si poli­tik i Parisë Demokratike, për qarkun e Elbasan­it Tomor Ali­zoti, ka pub­likuar së fun­di një sta­tus në llog­a­r­inë e tij në rrjetin social “Face­book”, ku jep sipas tij “dy arsyet pse Rama u deg­jenerua për­bal­lë protestës”, pas deklaratës së tij të bërë në “Finan­cial Times” ku kryem­i­nistri u shpreh “Fuck You”

Ali­zoti shkru­an se Rama nuk është një lid­er që për­bal­let me rreg­ul­la të barabar­ta me kundër­shtarët, e andaj sipas tij: “ai nuk e shikon pop­ullin e protestës si një elek­torat pa të cilin ai nuk mund të mbi­je­to­jë”. Duke thek­suar më tej se pop­ul­li nuk është pjesë e asaj që Ali­zoti e quan “arit­metikë elek­tor­le”.

Së dyti, demokrati ven­dos aryen juridike, ai shkru­an: “Nuk ka të bëjë sër­ish me pop­ullin e protestës, por me pre­sion­in që kjo protestë po bën ndaj organ­eve të drejtë­sisë. Këto të fun­dit kanë pasur një pakt, që po vihet në rrezik sot”. Në fund ai bën thirrje që të të mer­ret përditë pjesë në protestë.

Pos­ti­mi i plotë:

Dy arsyet pse Rama u deg­jenerua për­bal­lë protestës

Arsye­ja pse Rama iu drej­tua edhe në anglisht, në medi­an më të mad­he ekonomike të botës, pop­ul­lit të vet me “Fuck you”, është matem­atiko­re. Rama nuk është një lid­er që për­bal­let me rreg­ul­la të barabar­ta me kundër­shtarët. Si i tillë, ai nuk e shikon pop­ullin e protestës si një elek­torat pa të cilin ai nuk mund të mbi­je­to­jë.

Matem­ati­ka e tij zgjed­hore nuk ka fare lid­hje me elek­toratin e protestës. Ajo është më e thjeshtë dhe bazo­het në tre kom­po­nen­të krye­sorë: 200 mijë punon­jës që paguhen nga tak­sat tona, në bashkëpunim të fortë me 100 mijë patron­azhistë, sig­uro­jnë fitoren e tij.

Që kjo fitore të tejkalo­jë çdo lloj force tjetër për­bal­lë, garan­cia mer­ret nga mil­iar­dat e trafikan­tëve dhe karteleve që spon­sori­zo­jnë dhe ble­jnë tepricën e votave. Apo shan­tazho­jnë dhe perseku­to­jnë ata që dalin për­bal­lë.

Ndaj, pop­ul­li si protestues nuk është pjesë e llog­a­risë në arit­metikën e tij elek­torale. Ky lloj realiteti elek­toral, që e mban në pushtet, i lejon atij të bëjë gjithç­ka, të thotë gjithç­ka e të sil­let si një rru­gaç.

Arsye­ja e dytë pse e për­dori, është juridike. Nuk ka të bëjë sër­ish me pop­ullin e protestës, por me pre­sion­in që kjo protestë po bën ndaj organ­eve të drejtë­sisë. Këto të fun­dit kanë pasur një pakt, që po vihet në rrezik sot. Pak­ti që Rama është garantue­si poli­tik i tyre, po vihet në rrezik.

Shumë dos­je po vijnë nga vendet e BE-së, të cilat e rretho­jnë përditë e më shumë zyrën e tij. E ndër­sa pre­sion­it të dos­jeve i bënte bal­lë pro­pa­gan­da dhe lobimet, shti­mi i pre­sion­it të protestës e bën pak­tin të lëkund­shëm. E shfaq atë në medi­at botërore.

Çfarë ndodh nëse prokurorët e SPAK për­ballen me këtë pre­sion? Nëse pyet­jet në SPAK vijnë jo më nga medi­at e kon­ven­cion­eve, por nga gaze­tarët e CNN, BBC, FAZ, Reuters etj., etj.?

Çfarë ndodh kur pre­sioni pub­lik dhe pyet­jet e medi­ave ndërkom­bëtare i shto­hen dos­jeve dhe përgjimeve të vendeve të BE-së? Ky është paniku më i madh se sa ai elek­toral. Këtij pre­sioni nuk i bën dot bal­lë as me vjed­hjen e votave, apo me 83 apo 93 man­datet. Ndaj, “Fuck you”, ishte më shumë për qyte­tarët jo si votues, por si protestues që kthyen vëmend­jen e medi­ave të hua­ja dhe Par­la­men­tit Evropi­an drejt realitetit shqip­tar.

Ky pre­sion mund t’ia bëjë drejtë­sisë së re të mundur het­imin e kreut të qev­erisë më të lid­hur me krim­in në kon­ti­nent.

Dhe kjo besoj është arsye­ja më e mad­he pse sot, nesër e përditë, të gjithë duhet të jemi në protestë. Sepse kjo është e vet­m­ja mënyrë që pak­ti i tij të prishet, që ai ta ketë të pamundur të për­dorë pushtetin e tij mbi man­date të gra­bitu­ra dhe të shan­tazhuara.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading