Tensione në Aeroportin e Vlorës, bllokohen sërish hyrjet e kantierit!

Janë rik­thy­er ten­sionet në hyr­jet e kantier­it të Aero­por­tit të Vlorës edhe gjatë ditës së sotme. Sipas infor­ma­cion­eve, rojet e sig­urisë nuk kanë lejuar punon­jësit e kom­panisë MABCO të hyjnë në ambi­en­tet e ter­mi­nalit dhe në zonën e aero­por­tit për të vijuar punimet, ku kamionët e kom­panisë 2A Group vijo­jnë të mba­jnë të bllokuara hyr­jet në kantier.

Në vend­ng­jar­je ka mbër­rit­ur edhe Emin Pacol­li, pres­i­den­ti i MABCO‑s dhe vël­lai i vogël i Behg­jet Pacol­lit, i cili ka kërkuar ndërhyr­jen e Poli­cisë së Shtetit.

For­cat e poli­cisë kanë shkuar në kantier, por sipas deklarimeve të bëra në ter­ren, nuk kanë ndër­mar­rë veprime për zhbllokimin e sit­u­atës, duke argu­men­tu­ar se janë në prit­je të urdhrave dhe pro­ce­du­rave përkatëse nga organet kom­pe­tente.

Ndërko­hë, të gjitha hyr­jet e kantier­it të Aero­por­tit të Vlorës vijo­jnë të mbeten të bllokuara nga rojet e sig­urisë, duke pamundë­suar hyr­jen e punon­jësve dhe vijimin nor­mal të punimeve.

Sit­u­a­ta mbetet e ten­sionuar, ndër­sa pritet të shi­het nëse do të ketë ndërhyr­je nga autoritetet për zgjid­hjen e kon­flik­tit që po pen­gon ecur­inë e punimeve në aero­port.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading