Gjyqi i themelit, zbardhen diskutimet në sallë/ Meta për CEZ-DIA: Gënjeshtrat e Dritan Priftit janë ende mes nesh

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjyqi i themelit ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi, ndërsa në sallë janë zhvilluar debatet e para mes mbrojtjes dhe akuzës për çështjen CEZ-DIA.
Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në seancë, tha se pretendimet për përfshirjen e tij në çështjen CEZ-DIA bazohen te “gënjeshtra” dhe përmendi një email të vitit 2016, për të cilin pretendon se nuk përmend emrin e tij apo të ish-kryeministrit Sali Berisha.Më vjen keq që Dritan Prifti nuk është mes nesh, por gënjeshtrat e tij janë mes nesh.
Ai ka thënë që jam përfshirë unë te CEZ-DIA, por dokumentet tregojnë ndryshe”, deklaroi ish-presidenti në sallën e gjyqit”, mësohet të ketë thënë Meta, sipas gazetares Anila Hoxha.Ilir Meta: Do bëj dy plotësime për CEZ-DIA.
Më vjen keq që ai nuk është mes nesh, por gënjeshtrat e Dritan Priftit janë mes nesh. Ky ka thënë që jam përfshirë unë te CEZ-DIA. Ka një email që dërgon Ervis Mataj më 16 prill. I ka shkruar avokatit që kjo puna e DIA‑s është korruptive. Nuk përmendet as emri im, as emri i Berishës.