Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, gjykata lë në burg 27-vjeçarin: Kam qenë unë viktima, ai më ka goditur, kam mbrojtur veten

Gjyka­ta e Dur­rësit ka cak­tu­ar këtë të mërkurë masën e sig­urisë “Arrest në burg” për 27-vjeçarin Mekla­jd Meçaj, i akuzuar për vras­jen me thikë të fqin­jit të tij, Rra­push Mem­o­l­la, 60 vjeç.

Ngjar­ja ndod­hi mbrëm­jen e vonë të së shtunës në lag­jen Mol­laj të Rrogozhinës.I akuzuari Meçaj u shfaq gjak­fto­htë dhe me dorën e fashuar pasi u pla­gos me thikë gjatë për­lesh­jes me vik­timën.

Kri­mi ndod­hi pas një kon­flik­ti të çastit për motive të dobë­ta. 27-vjeçari ka pre­tend­uar para trupit gjykues se nuk ka pasur qël­lim ta vriste 60-vjeçarin i cili e ka godi­tur më parë me thikë. Sipas tij, ai kishte ndalu­ar mak­inën pranë shtëpisë së tij dhe e kishte pro­vokuar me dri­ta të gja­ta.

Sipas të akuzuar­it për vras­je me dash­je, vik­ti­ma kishte një kon­flikt me një kushëri të tij.“Në atë ngjar­je kam qenë unë dhe vik­ti­ma. Ai më ka godi­tur I pari dhe unë kam mbro­j­tur veten time. Nuk kam dash ta vras. Edhe mua më vjen keq, unë nuk jam vrasës…”

I pyetur nga gjyq­tari nëse kishte ndon­jë kon­flikt per­son­al me vik­timën Rra­push Mem­o­l­la, i riu e ka mohuar:“Jo, unë per­son­al­isht me atë per­son­in… po kushëriri im ka pasur kon­flik­te. Jo me mua, me mua asgjë, unë kur­rë s’kam folur me atë.”

Meçaj rezul­ton i dënuar më parë në Gjer­mani. Gjyka­ta e Dur­rësit ka pran­uar kërkesën e prokuror­isë duke e lënë atë në qeli deri në fund të hetimeve.Ngjarja u regjistrua të shtunën e kalu­ar rreth orës 21:50 në lag­jen Mol­laj të Rro­gozhinës.

Pas një kon­flik­ti të çastit Mekla­jd Meçaj godi­ti me thikë 60-vjeçarin Rra­push Mem­o­l­la, i cili për shkak të plagëve të rën­da humbi jetën rrugës për në spi­tal. Edhe autori mbeti i plago­sur lehtë në dorë pas godit­jes me thikë, dyshohet nga vik­ti­ma, dhe u arrestua nga shër­bimet e poli­cisë pak çaste pas krim­it.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading