Ushtarak që në 1986-ën, Simon Zerecit i besohet drejtimi i Gardës së Republikës së Shqipërisë

Simon Zere­ci është emëru­ar Drej­tor i Përgjithshëm i Gardës së Repub­likës, dhe tash­më mban gradën Drejtues Mad­hor. Bazuar në njof­timin e bërë nga Gar­da, Zere­ci është lin­dur në Tiranë.

Ka për­fun­d­uar shkol­lën e mesme ushtarake “Skën­der­bej” dhe më pas ka ndjekur studimet e lar­ta në Shkol­lën e Lartë të Bashkuar të Ofi­cerëve, në spe­cialitetin “Gjithëar­mësh”. Kar­ri­era e tij ushtarake ka nisur fil­lim­isht në vitin 1986, në strul­tur­at e Min­istrisë së Mbro­jt­jes, në fil­li­im si koman­dat Toge, në repartin Ushtarak të Zadrimës e më tej si Shef Stërvit­je.

Që prej vitit 2013 e në vijim ai ka mba­j­tur funk­sion­in e Koman­dan­tit të Një­sisë Spe­ciale në Gardën e Repub­likës. Në shta­tor të vitit 1998 është plago­sur gjatë shër­bim­it, tek­sa mbante funk­sion­in e Zëvendësko­man­dan­tit të Kom­panisë Oper­a­tive. Në 2020 mori gradën Kolonel, e cila me sis­temin e ri të gra­dave u kon­ver­tua në Drejtues i Parë.

“Në zba­tim të nen­it 17 të ligjit 33/2021 “Për Gardën e Repub­likës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Z. Simon Zere­ci është emëru­ar Drej­tor i Përgjithshëm i Gardës së Repub­likës dhe mban gradën Drejtues Mad­hor.

Drejtues Mad­hor Simon Zere­ci është lin­dur në Tiranë. Ka për­fun­d­uar shkol­lën e mesme ushtarake “Skën­der­bej” dhe më pas ka ndjekur studimet e lar­ta në Shkol­lën e Lartë të Bashkuar të Ofi­cerëve, në spe­cialitetin “Gjithëar­mësh”. Kar­ri­erën ushtarake e nisi në vitin 1986 në struk­tu­rat e Min­istrisë së Mbro­jt­jes, fil­lim­isht si Koman­dant Toge në Repartin Ushtarak Zadrimë, më pas si Shef Stërvit­je­je e të tjerë.

Në vitin 1988 iu bashkua Gardës së Repub­likës, ku shër­beu në një sërë funk­sionesh, si: Koman­dant Toge; Spe­cial­ist për Rua­jt­jen Fizike në Drej­tor­inë e Sig­urisë së Per­son­aliteteve të Lar­ta Shtetërore; Koman­dant Toge në Kom­pan­inë Oper­a­tive; Zëvendësko­man­dant i Kom­panisë Oper­a­tive;  Përgjegjës i grupit të shoqërim­it të Min­istrit të Ren­dit Pub­lik;

Ofi­cer shoqërues pranë Zyrës për Mbro­jt­jen e Per­son­aliteteve; Shoqërues në grupin mbështetës në Degën e Rua­jt­jes dhe Mbro­jt­jes së Per­son­aliteteve të Lar­ta Shtetërore; Koman­dant Grupi në Njës­inë Spe­ciale; e të tjerë. Që nga viti 2013 e në vijim, ka mba­j­tur funk­sion­in e Koman­dan­tit të Një­sisë Spe­ciale në Gardën e Repub­likës. Gjatë kar­ri­erës së tij të gjatë ushtarake, është dal­lu­ar për përkush­timin dhe pro­fe­sion­al­izmin e lartë, duke rrezikuar edhe jetën në krye të detyrës.

Në shta­tor të vitit 1998 është plago­sur gjatë shër­bim­it, në krye të detyrës, tek­sa mbante funk­sion­in e Zëvendësko­man­dan­tit të Kom­panisë Oper­a­tive.  Z. Zere­ci ka kry­er një sërë tra­jn­imesh dhe kual­i­fikimesh bren­da dhe jashtë ven­dit në fushën e sig­urisë, si: kurs për mbro­jt­jen e per­son­aliteteve (VIP) në Egjipt; tra­jn­im për sig­urim­in e per­son­aliteteve të lar­ta shtetërore me instruk­torë amerikanë; pro­gram ndërkom­bë­tar sig­urie i zhvil­lu­ar nga spe­cial­istë të sig­urisë amerikane; tra­jn­im në teknikat e avan­cuara të vetëm­bro­jt­jes “Krav Maga Maor”, e të tjerë. Gjatë kar­ri­erës së tij në Gardën e Repub­likës ka patur vlerësime shumë të mira pune”, thuhet në njof­tim.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading