Ish-zv/ministrja e PS ‘rrëzon’ Ramën: Protesta solli atë që qeveria s’e arriti me miliona euro lobime dhe propagandë

Nga Ornela Çuçi, ish-zv/min­istre e Tur­izmit dhe Mje­dis­it

Ka 23 ditë që në Tiranë po ndodh diç­ka që nuk e kam parë prej shumë kohësh. Nuk flas për protestën. Flas për njerëz­it. Njerëz që flasin me njëri-tjetrin. Njerëz që buzëqeshin. Njerëz që ndalo­jnë për të për­shën­de­tur dikë që nuk e kanë parë prej vitesh.

Njerëz që disku­to­jnë për të ardhmen dhe jo vetëm për ikjen. Për herë të parë pas shumë kohësh, në këtë qytet po shoh njerëz që duken sikur beso­jnë se fjala e tyre ka ende peshë.

Dhe pikër­isht duke parë këtë energji, kam kup­tuar se ajo që shohim çdo mbrëm­je në bule­vard është vetëm maja e ajs­bergut. Njerëz­it nuk po vijnë thjesht në protestë. Po orga­ni­zo­jnë jetën e tyre rreth saj. Një ditë vjen bur­ri, ditën tjetër gru­a­ja.

Njëri qën­dron disa orë dhe largo­het që të kujde­set për fëmi­jët, pas­taj vjen tjetri. Disa vijnë pas pune. Të tjerë para pune. Disa qën­dro­jnë pak dhe kthe­hen përsëri të nesër­men. Disa vijnë vetëm në marshim.

Të tjerë presin t’u kalo­jë marshi­mi pranë pal­latit dhe dalin për një copë herë. Protes­ta duket sikur funk­sionon me turne. Dhe pikër­isht kjo më ka bindur se ajo që shohim në rrugë është vetëm një pjesë e vogël e asaj që po ndodh. Sepse protes­ta nuk është vetëm tur­ma që shohim.

Protes­ta është edhe tur­ma që nuk e shohim. Janë njerëz­it në admin­is­tratën pub­like që bien dako­rd me shumë nga ato që thuhen aty, por që nuk gux­o­jnë të dalin. Jo sepse nuk duan, por sepse e dinë që ven­di i punës në këtë vend shpesh varet nga bind­ja dhe jo nga aftësitë e tyre.

Janë punon­jësit e kom­panive që sot janë sekuestru­ar, nesër mund të sekue­stro­hen, ose që prej mua­jsh jeto­jnë me pasig­ur­inë se çfarë do të ndod­hë me vendin e tyre të punës.Janë famil­jet e tyre.

Janë biz­ne­set që nuk flasin, sepse kanë frikën e inspek­torëve te dera. Janë pro­fe­sion­istët që nuk flasin, sepse dikush nga drejtue­sit e kom­panisë ua ka dhënë mesazhin e qartë se fati i kom­panisë dhe i tyre varet nga kjo qev­eri. Janë njerëz­it që nuk protesto­jnë sepse kanë frikë të protesto­jnë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading