Vrau me thikë vëllain pas konfliktit për pronën, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestu­ar në fla­grancë këtë të enjte autori i vras­jes së ndod­hur mbrëm­jen e djeshme në Kava­jë, ku pas një kon­flik­ti mes dy vëllezërve, njëri prej tyre ka ndër­ru­ar jetë si paso­jë e plagëve të mar­ra nga një mjet pre­rës, thikë.

Sipas rapor­timeve, ngjar­ja ka ndod­hur mbrëm­jen e djeshme në fshatin Ago­nas, Kava­jë, ku shte­tasi M. Rr., 76 vjeç, dyshohet se me një mjet pre­rës, thikë, ka vrarë vël­lanë e tij, shte­tasin E. Rr., 74 vjeç, pas një kon­flik­ti të nisur për çësht­je pronësie.

Vik­ti­ma kishte shkuar për të mar­rë deng­je bari me zetor në arë, ku pasi i kishte ngarkuar, gjatë kthim­it ishte takuar me vël­lain e tij më të madh, autorin e vras­jes. Burimet bëjnë me dije se 76-vjeçari i kishte thënë vël­lait të mos kalonte në atë rrugë, ndër­sa ky i fun­dit e kishte shtyrë me zetor.

Pas kon­flik­tit ver­bal, 76-vjeçari ka nxjer­rë një thikë dhe e ka godi­tur vël­lain e tij 3–4 herë, i cili ka ndër­ru­ar jetë në spital.“Specialistët për Het­imin e Krimeve të Rën­da të DVP Dur­rës, në bashkëpunim me shër­bimet e komis­ari­at­eve të Poli­cisë Dur­rës dhe Kava­jë, kapën dhe vunë në pran­ga shte­tasin:

M. Rr., 76 vjeç, pasi dyshohet se mbrëm­jen e djeshme, në fshatin Ago­nas, Kava­jë, ka vrarë me mjet pre­rës (thikë), për motive të dobë­ta, vël­lanë e tij, shte­tasin E. Rr., 74 vjeç.Mjeti pre­rës (thikë), që dyshohet se është për­dorur nga autori i dyshuar për këtë krim, është sekuestru­ar në cilës­inë e provës mate­ri­ale.

Ndërko­hë, gru­pet het­i­more vijo­jnë punën për zbard­hjen e plotë të rrethanave të ngjar­jes dhe sig­urim­in e provave ligjore për doku­men­timin e saj”, thuhet në njof­timin e plicisë.Materialet pro­ce­du­rale i kalu­an Prokuror­isë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm Dur­rës, për veprime të mëte­jshme.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading