“Jeta e familjes sime është në rrezik” – Banori i Sarandës denoncon rrezikun nga shtylla elektrike dhe pema prej vitesh

Një qyte­tar nga Saran­da ka kon­tak­tu­ar redaksinë për të denon­cuar një prob­lem seri­oz që sipas tij vazh­don prej vitesh pa mar­rë zgjid­hje.

Bëhet fjalë për një shtyl­lë elek­trike dhe një pemë që ka prekur rrjetin e energjisë, duke kri­juar një sit­u­atë të rrezik­shme për famil­jet që jeto­jnë në zonë.

Sipas banorit, pema duhet të pritet sa më parë, ndër­sa shtyl­la elek­trike kërko­het të hiqet ose të zhven­doset për të shman­gur çdo rrezik të mund­shëm.

Ai shpre­het se prej shumë vitesh banorët kanë kërkuar ndërhyr­je nga insti­tu­cionet përkatëse, por prob­le­mi vazh­don të mbetet i pazgjid­hur.



Qyte­tari thek­son se gjend­ja po bëhet gjith­n­jë e më shqetë­suese dhe se sig­uria e famil­jes së tij, si dhe e një famil­je­je tjetër pranë zonës, është në rrezik.

Ai u bën thirrje insti­tu­cion­eve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpe­jt për të paran­dalu­ar çdo inci­dent të mund­shëm.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading