“Mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, Rama publikon mesazhin e emigrantit: Po na bëni të ëndërrojmë kthimin në Shqipëri

Kryem­i­nistri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale një mesazh të gjatë që, sipas tij, është një nga qin­dra mesazhet e mbështet­jes që ka mar­rë së fund­mi, ndërko­hë që në vend janë zhvil­lu­ar 25 protes­ta rresht ku kërko­jnë dorëhe­q­jen e tij. Në pos­timin e tij, Rama falën­deroi qyte­tarët për mbështet­jen dhe thek­soi se “nuk ka for­cë që na ndal” në rrugën drejt objek­tiv­it për anë­tarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europi­an deri në vitin 2030.

Mesazhi i pub­likuar është shkru­ar nga një emi­grant shqip­tar që jeton dhe punon në Itali, i cili i kërkon kryem­i­nistrit të mos men­do­jë dorëhe­q­jen dhe vlerë­son punën e qev­erisë për zhvil­lim­in e ven­dit. Autori shpre­het se pro­jek­tet e mëd­ha në tur­izëm dhe infra­struk­turë po i bëjnë shumë shqip­tarë jashtë ven­dit të men­do­jnë seri­ozisht rik­thimin në atd­he për të jet­u­ar dhe punuar.POSTIMI I RAMËS:


MIRËMËNGJES dhe me këtë mesazh nga qin­dra që jo të gjithë kam mundur t’i lex­oj, duke e fal­en­deru­ar secilin e secilën me ndjesën për mospërgjig­jen, si edhe duke i sig­u­ru­ar të tërë se nuk ka for­cë që na ndal, mua, ju, Part­inë Social­iste e çdo qyte­tar pa par­ti që beson tek unë, në mision­in tonë drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europi­an, por po ash­tu se nuk ka gjëkun­di bren­da meje asnjë iluzion për shumëç­ka kërkon ende kor­rigjim me punë këm­bën­gulëse, ju uroj një ditë të mbarë

Mirëm­brë­ma Zoti Kryeministër,Do të jeni duke pyetur veten se kush jam dhe si e kam gje­tur num­rin tuaj… kjo nuk ka rëndësi, ose më sak­të, ka shumë më tepër rëndësi mesazhi që dua t’ju për­c­jell. Më pas, nëse do të dëshi­ronit të më nji­h­nit, do të ishte kënaqësi e mad­he për mua.

Mos e çoni as ndër­mend (në Itali the­mi “Nem­meno Per Scher­zo”) të jep­ni dorëheqjen!Ju dhe Par­tia Social­iste keni qenë ata që në vitet e fun­dit keni punuar për një vizion që ne të rin­jve të lin­dur dhe/ose të rrit­ur jashtë shtetit po na bën të ëndër­ro­jmë.

Po, po na bëni të ëndër­ro­jmë të shpërn­gule­mi në vendin tonë të origjinës për të ard­hur të jeto­jmë dhe të puno­jmë, dhe nuk dua që kjo ëndërr të fiket pikër­isht tani kur duket se është shumë afër real­izim­it!

Në Tiranë mund të mblid­hen qin­dra mijëra qyte­tarë çdo mbrëm­je dhe të protesto­jnë deri në pafundësi… por duhet ta dini se ju keni një mbështet­je të fortë nga ata që jeto­jnë dhe puno­jnë me nder­sh­mëri, njerëz si unë dhe famil­ja ime!

Që nuk kanë kohë as të rrinë në Tik Tok dhe të kri­jo­jnë fake news me Intelig­jencë Arti­fi­ciale, por as që t’ju tre­go­jnë se sa shumë ju mbësht­es­im si kryem­i­nistër, sepse ndryshe nga ata që kalo­jnë ditët nëpër kafe, në Tik­Tok, duke xhiru­ar gomat vërdal­lë pa kup­tim me mak­i­na me xhama të zinj dhe duke u mbled­hur në qendër të Tiranës çdo mbrëm­je për t’u ndjerë të rëndë­sishëm dhe të përf­shirë në diç­ka (edhe pse janë ata që, vetëm për të mos bërë sforcime, për­jash­to­jnë veten nga një jetë ambi­cioze), ne kemi një jetë dhe ambi­cie për të çuar për­para.

Unë dhe famil­ja ime jemi nga Vlo­ra, shumë afër aero­por­tit të ri dhe zonës së resor­tit të ri. Për këtë të fun­dit, sin­qer­isht, vlerë­so­jmë shumë më tepër real­iz­imin e tij sesa të vetë aero­por­tit.

Mund t’ju bëja një listë të gjërave me të cilat jam pro dhe kundër, por dua ta shfry­të­zoj këtë moment për t’ju dhënë disa këshilla se si të hiqni një njol­lë që inter­neti dhe njerëz­it injo­ran­të ju kanë vënë për­sipër në këtë moment… domethënë që ju jeni kryem­i­nistri që po shet Shqipërinë.

Duhet të ndryshoni metodën e komu­nikim­it, sido­mos sepse keni edhe kundër­shtarë në poli­tikë që për­dorin fraza klishe për të manip­u­lu­ar qyte­tarët, dhe është shumë e lehtë të manip­u­losh shqip­tarët, fatke­që­sisht…

Kush punon dhe kush infor­mo­het se si funk­sionon menax­hi­mi i një shteti dhe i inves­timeve, e di që nuk është kësh­tu. E di që ju nuk po shit­ni asgjë!(golfcar), t’i shëtisin tur­istët nëpër fshat për t’i shoqëru­ar nëpër ako­modimet e tyre të ndryshme.
Mjafton të mer­ret si shem­bull mod­eli i Zer­matt-it në Zvicër.

Sa i për­ket grum­bul­lim­it në Tiranë që bëhet çdo mbrëm­je… ajo është kthy­er në një lojë, ose më mirë, është kthy­er në argë­timin e ri që zëvendë­son xhi­ron klasike të mbrëm­jes që bëjnë shqip­tarët.

Ata nuk kanë as idenë më të vogël të paso­jave dhe se çfarë mund të ndod­hë duke rrëzuar qev­er­inë në këtë mënyrë, e mbi të gjitha pa e ditur as vetë se me kë t’ju zëvendë­so­jnë.

Këto sjell­je më kuj­to­jnë veten time kur isha fëmi­jë, kur ble­va një der­rkuc kur­si­mi dhe e the­va men­jëherë pas një jave sepse doja kur­simet, duke parë se bren­da kishte pak ose asgjë dhe se ato që kisha kursy­er më duhej t’i shpen­zo­ja pas­taj për të blerë një der­rkuc tjetër.

Këta njerëz po bëjnë të njëjtën gjë, por jo me një der­rkuc kur­si­mi, por me diç­ka shumë më të mad­he dhe më të rrezik­shme.

Me këtë mesazh dëshi­ro­ja t’ju tre­go­ja gjithë mbështet­jen time, si dhe atë të shumë njerëzve të tjerë që, edhe pse në hes­ht­je, gjith­sesi ju mbësht­esin dhe janë të kënaqur me punën e kry­er nga ju.

Do të gën­je­ja po të thosha se jam dako­rd me gjithç­ka që keni bërë, por sig­ur­isht është e pamo­hueshme që ju i keni dhënë një kthesë dhe një zgjim ven­dit tonë, pran­daj ju lutem vazh­doni ta bëni Shqipërinë të mad­he dhe të na bëni të ëndër­ro­jmë.

Fale­minder­it dhe kalof­shi një mbrëm­je të mirë!

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading