VIDEO/ 40 sekonda tmerri në Venezuelën, momenti kur tërmetet rrafshuan lagje të tëra, mijëra persona nën rrënoja

Të pak­tën 32 per­sona kanë hum­bur jetën dhe rreth 700 të tjerë janë plago­sur pas dy tërme­teve të fuqishme që goditën Venezuelën mbrëm­jen e së mërkurës, duke shkak­tu­ar dëme të mëd­ha mate­ri­ale dhe panik në të gjithë vendin.

Sipas autoriteteve venezueliane, tërme­tet me mag­ni­tudë 7.2 dhe 7.5 u regjistru­an me vetëm një min­utë difer­encë nga njëri-tjetri, ndër­sa epiqen­dra ndod­hej pranë qytetit Morón, rreth 168 kilo­me­tra në perëndim të krye­qytetit Caracas.Banorët e Cara­cas-it dhe zon­ave të tjera të preku­ra u detyru­an të brak­tis­nin shtëpitë dhe ndërte­sat, ndër­sa shumë prej tyre kalu­an orë të tëra në rrugë nga fri­ka e lëkund­jeve të tjera.

Në disa lag­je janë shem­bur ndërte­sa, janë rrëzuar shtyl­la elek­trike dhe janë bllokuar rrugë nga mbet­jet e ndër­timeve.

Autoritetet kanë shpal­lur gjend­jen e emergjencës, ndër­sa ekipet e kërkim-shpë­tim­it vijo­jnë opera­cionet për nxjer­rjen e per­son­ave të bllokuar nën rrëno­ja. Shër­bimet e met­rosë dhe furniz­i­mi me gaz naty­ror në krye­qytet janë pezul­lu­ar për arsye sig­urie.

Dëme të kon­siderueshme janë rapor­tu­ar edhe në Aero­portin Ndërkom­bë­tar Simón Bolí­var, i cili është mbyl­lur përko­hë­sisht. Gjithash­tu, aktiviteti mësi­mor është ndër­pre­rë për disa ditë, ndër­sa një pjesë e shkollave po për­doren si stre­hi­more dhe qen­dra ndih­mash për famil­jet e preku­ra.

Pam­jet nga zonat e godi­tu­ra tre­go­jnë ndërte­sa të shem­bu­ra, rrugë të mbu­lu­ara nga rrëno­jat dhe banorë që kërko­jnë të afër­mit e tyre mes kaosit.

Në disa zona është ndër­pre­rë energjia elek­trike dhe komu­niki­mi tele­fonik.

Ndërko­hë, komu­niteti ndërkom­bë­tar ka shpre­hur gatish­mërinë për të ndih­muar Venezuelën në për­bal­lim­in e paso­jave të katas­trofës naty­rore. Opera­cionet e emergjencës vijo­jnë, ndër­sa bilan­ci i vik­ti­mave dhe të plago­surve pritet të ndrysho­jë në orët në vijim.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading