Rritet numri i studentëve të helmuar në Akadmeinë e Sigurisë! Pas kompanisë së kateringut, nën hetim dhe AKU-ja

Është rrit­ur num­ri i stu­den­tëve që dyshohet se u hel­muan nga ushqi­mi në Akadem­inë e Sig­urisë.

Nga 60 që u rapor­tua ditën e djeshme, sot kanë shfaqur simp­toma të ngjashme edhe 4 stu­den­të të tjerë. Në lid­hje me rastin, Poli­cia dhe Prokuro­r­ia e Tiranës vijo­jnë hetimet për të për­cak­tu­ar shkaqet e plota të kësaj ngjar­je­je.

Dos­ja e helmim­it të dytë pritet të bashko­het në një të vetëm me helmimin e rastit të parë, ngjar­je e ndod­hur në fil­lim të mua­jit maj të këtij viti.Përveç kom­panisë SORI-AL, që çon ushqimin me kater­ing në Akade­mi, burimet bëjnë me dije se hetimet janë shtrirë edhe për insti­tu­cionin e AKU-së.

Ky insti­tu­cion po het­o­het për të ver­i­fikuar nëse pas rik­thim­it të aktivitetit të SARI-AL në Akade­mi, ka kry­er ose jo kon­trolle të tjera në ambi­en­tet e saj gjatë 2 mua­jve të fun­dit.

Po ash­tu mëso­het se sot pritet të mer­ret në pyet­je admin­is­tra­tor­ja e kom­panisë, Alma Tafani, e cila që pas helmim­it të parë të stu­den­tëve është duke u het­u­ar penal­isht në gjend­je të lirë.

Nga ana tjetër, grupi het­i­mor është në prit­je të përgjig­jes së anal­izave të mostrave të mar­ra të ushqim­it nga AKU, për të për­cak­tu­ar shkaqet që çuan në helmimin e 64 stu­den­tëve.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading