showbiz

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt martesës, ceremoni madhështore këtë fundjavë?


Medi­at rozë në Por­tu­gal, por edhe ato të përgjithshme, po rapor­to­jnë se Cris­tiano Ronal­do dhe Georgina Rodriguez mund të kurorë­zo­jnë dashur­inë e tyre me martesë këtë javë. Sipas spekulimeve të orëve të fun­dit, cer­e­mo­nia pritet të zhvil­lo­het mes të premtes dhe të shtunës në një zonë pranë Lis­bonës.

Vetë ylli por­tugez kishte deklaru­ar më herët, në një inter­vistë për Piers Mor­gan, se marte­sa do të mba­hej pas për­fundim­it të Kupës së Botës, por pa zbu­lu­ar datën apo vendin e ceremonisë.Fillimisht u për­fol se das­ma do të orga­ni­zo­hej në Madeira, ishul­li ku lin­di Ronal­do.

Megjithatë, së fund­mi ka mar­rë hov hipoteza se cer­e­mo­nia mund të mba­het në Sin­tra, në vilën e njo­hur neogotike Quin­ta da Regaleira.Spekulimet u for­cuan pasi insti­tu­cioni që admin­istron mon­u­mentin nuk i mohoi zërat, duke u kufizuar në një “pa koment”, gjë që nxi­ti edhe më shumë aludimet.

Cris­tiano Ronal­do dhe Georgina Rodriguez janë në një lid­hje prej dhjetë vitesh dhe së bashku po rrisin pesë fëmi­jë, tre prej të cilëve kanë lin­dur para nis­jes së mar­rëd­hënies së tyre. Çifti njoftoi zyr­tar­isht fejesën në gusht të vitit 2025.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading