Kërkon shuarjen e masës së pezullimit nga detyra, caktohet seanca për rekursin e Belinda Ballukut në Gjykatën e Lartë

Gjyka­ta e Lartë do të shqyr­to­jë në 16 kor­rik rekursin e ish-zv.kryeministres Belin­da Bal­luku, që kërkon shuar­jen e masës së ‘pezul­lim­it nga detyra’.

Bal­luku iu drej­tua Gjykatës së Lartë pas refuzim­it të kërkesës për shuar­je të masës së ‘pezul­lim­it nga detyra’ nga Gjyka­ta e Posaçme (GJKKO) dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme.

Rela­tor i çësht­jes është cak­tu­ar gjyq­tari i Gjykatës së Lartë, Ilir Pan­da. Ndërko­hë Prokuro­r­ia e Posaçme ka ash­për­suar akuzat ndaj Bal­lukut.

Përveçse e pan­de­hur për shkel­je në ten­dera, Bal­luku është regjistru­ar si per­son i dyshuar edhe për akuzat e kor­rup­sion­it dhe pastrim­it të par­ave.

Episo­di i zbard­hur nga SPAK, lid­het me 2 ten­dera me vlerë mbi 1 mln euro në kohën kur Bal­luku drej­tonte “Alb­con­trol”.

SPAK thotë se ten­der­at iu dhanë në shkel­je të ligjit një kom­panie ndër­ti­mi dhe Bal­luku mori rysh­fet një vilë në Dhër­mi me vlerë 145 mijë euro, e cila është sekuestru­ar me vendim të djeshëm të GJKKO.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading