Temperaturat e larta/ Kreu i Urgjencës Kombëtare, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura

Kreu i Urgjencës Kom­bëtare, Skën­der Brataj, thek­son se në këto ditë të nxe­hta num­ri i thirrjeve për ndih­më mjekë­sore është rrit­ur me 200 në ditë, ndërko­hë që shp­je­gon si ndikon vapa në infark­te, trom­boem­boli të mushkërive apo ishe­mi të tru­rit, të cilat janë vdek­jeprurëse.

“Arte­rioskleroza në enët e gjakut nis ngadalë dhe në vazhdimësi. Ne humbim lëng­je dhe gjaku, në mungesë të tyre, trashet duke kri­juar trombe.

Po varet ku i bën ato trombe, në enët koronare që çojnë në infarkt, në mushkëri apo në enët që çojnë gjak në tru, duke shkak­tu­ar ishe­mi.”, shton Brataj.

Por, përveç lëng­jeve, Brataj thek­son shumë të rëndë­sishëm elek­tro­litet që humbim nga vapa dhe rëndës­inë e kon­sum­it deri në 2 litra ujë.

Ad
“Natri­u­mi dhe kali­u­mi duhet të jenë në bal­ancë, hum­b­ja e elek­tro­liteve i çekuili­bron ato…”, thekon ai.

Brataj këshillon kujdes të shtu­ar për të moshuar­it dhe fos­h­n­jat që të hidra­to­hen, ndër­sa ata të cilët puno­jnë jashtë të shman­gin orët e pikut.

Nuk reko­man­do­het për­dori­mi i biçik­letës deri në orët e pas­dites, pasi sfor­con orga­nizmin.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading