“Ambasadat e BE dhe SHBA të na ndihmojnë për të hequr qafe këtë…”/ Pedagogu: Rama ka kriminalizuar shoqërinë

Një protestues u bëri thirrje qyte­tarëve të dalin masivisht në protestë, pasi bëhet fjalë për të ardhmen e tyre.

Ai bëri apel edhe ndaj për­faqë­sive diplo­matike në vendin tonë që të ndih­mo­jnë protestue­sit për largimin e qev­erisë, pasi, sipas tij, paso­jat e keqqev­eris­jes shtri­hen edhe në BE dhe SHBA.

“Është e ardhm­ja juaj, ndaj ngri­hu­ni dhe ta fshi­jmë nga faq­ja e dheut këtë sistem.Jam një njeri që kam lin­dur në sheshet e lirisë, në për­ball­je me dik­tat­u­rat, dhe do të vdes po në sheshet e lirisë.

Ambasa­dat e BE-së dhe SHBA-së, na ndih­moni të heqim qafe këtë qev­eri që po krim­i­nal­i­zon dhe po dëbon shoqërinë.

Shkatër­ri­mi i sis­temit shën­de­të­sor dhe arsi­mor nuk sjell asgjë të mirë; ai mbjell vetëm krim dhe bela edhe për BE-në dhe SHBA-në.

Ju që prote­stoni e meri­toni tit­ullin “qyte­tar”; ata që fshi­hen ndosh­ta do të bëjnë pasuri, por mbeten mjer­anë”, tha ped­a­gogu.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading