BIRN: Eurodeputetët nuk morën garanci nga qeveria shqiptare për Zvërnecin! Politikanët po i sulmojnë protestuesit

Del­e­ga­cioni i deputetëve të grupit të Gjelbërt/Aleanca e Lirë Evropi­ane (Green/EFA) në Par­la­mentin Europi­an për­fun­doi të mërkurën mision­in fak­tm­bled­hës për kër­cën­imin që po i bëhet Zonës së Mbro­j­tur të lagunës Vjosë-Nartë nga një pro­jekt tur­is­tik, në kundër­sh­tim me stan­dard­et e Bashkim­it Evropi­an, si edhe për të parë nga afër prote­s­tat e përdithshme në Tiranë kundër qev­erisë.

Eurode­putet­ja holan­deze Tineke Strik në një kon­fer­encë për medi­at nga Europa House në Tiranë tha se nga vizita në ter­ren në Zvërnec – ku u rrethua toka dhe u bënë disa punime për t’i hapur rrugën pro­jek­tit, kishte dëm­tu­ar në mënyrë tron­ditëse dhe seri­oze këtë zonë.

“Dëmet e shkak­tu­ara deri tani për­bëjnë shkel­je të qar­ta të Direk­tivës së BE-së për Shpendët dhe Direk­tivës për Habi­tatet”, tha ajo, ndër­sa shtoi se janë dëm­tu­ar dunat e rërës, pyjet, lig­ati­nat dhe është bllokuar lid­h­ja mes detit dhe lagunës.Por, Strik pra­noi se pavarë­sisht jus­ti­fikimeve për këtë pro­jekt, qev­e­ria shqiptare nuk kishte dhënë garan­ci për mbro­jt­jen e mëte­jshme të zonës.

“Min­istri këm­bën­guli se këto ndërhyr­je ishin të nevo­jshme për kry­er­jen e vlerësim­it të ndikim­it në mjedis,” tha ajo.

“Ne i shp­jeguam se nuk mund të ndër­tosh fil­lim­isht dhe më pas të vlerë­sosh nëse ndër­ti­mi është i pranueshëm”, shtoi Strik duke për­shkru­ar bisedën me min­istrin e Mje­dis­it, Sof­jan Jau­paj.

Duke e per­ifrazuar këtë bisedë me shumë ‘mospa­j­time’, Strik tha se min­istri kishte prem­tu­ar një afat 20 ditor për kon­sul­time pub­like dhe ishte jus­ti­fikuar për mungesën e tyre me fak­tin se pro­jek­ti bëhet në një pronë pri­vate, gjë që për eurode­puteten nuk qën­dron pasi bie ndesh me stan­dard­et e BE-së.“Megjithatë, nuk morëm asnjë garan­ci se aktivitetet do të ndalen”, thek­soi ajo duke shtu­ar se “shqetësimet tona mbeten”.

As për shfuqiz­imin e ndryshimeve ligjore në ligjin për Zonat e Mbro­j­tu­ra, kërkesë e mirat­u­ar në rezo­lutën e PE-së në qer­shor, min­istri Jau­paj nuk kishte dhënë garan­ci, duke ia fatu­ru­ar këto ndryshime pro­ce­sit të har­mo­nizim­it të lig­jeve me ato të BE-së deri në fund të vitit 2027.

“Nuk mund ta përke­që­sosh fil­lim­isht sit­u­atën dhe më pas të thuash se pas një viti e gjys­më do ta har­mo­ni­zosh me stan­dard­et evropi­ane,” tha Strik duke iu refer­u­ar qën­drim­it të saj në takimin me Jau­paj. “Deri atëherë dëmi është bërë”, shtoi ajo.

Strik ishte propozues­ja e amen­da­men­tit 27 që u përf­shi në rezo­lutën e PE-së për pro­gres­ra­portin e Komi­sion­it Europi­an për ecur­inë e nego­ci­atave për anë­tarësim me Shqipërinë.Në këtë amen­da­ment të votu­ar me shu­micën dër­rmuese të anë­tarëve kërko­hej që qev­e­ria shqiptare të ven­doste mora­to­ri­um ndër­timesh bren­da zon­ave të mbro­j­tu­ra deri në shfuqiz­imin e paketës ligjore që u ka hapur rrugë këtyre ndër­timeve.

Por ditën e seancës plenare kur u votua rezo­lu­ta drejtues par­la­men­tar të Par­tisë Social­iste në pushtet ndër­morën një hap të papreçe­den­të duke u kërkuar anë­tarëve të PE-së që të mos e votonin këtë amen­da­ment, siç e denon­coi pub­lik­isht deputet­ja gjer­mane Jut­ta Paulus gjatë viz­itës në Tiranë.

E pyetur nëse ky veprim ishte një gjë nor­male apo kon­sidero­hej si pre­sion nga eurode­putetët, Strik vlerë­soi se bëhej fjalë për këtë të dytën.

“Detyra jonë është të ushtro­jmë kon­troll demokratik mbi mënyrën se si Bashki­mi Evropi­an vlerë­son sit­u­atën në Shqipëri, si edhe të sig­uro­he­mi që në Shqipëri të mos ndod­hin shkel­je të stan­dard­eve evropi­ane,” tha ajo.

“Pran­daj, një thirrje kaq e drejt­për­drejtë drej­tu­ar eurode­putetëve do ta kon­sidero­ja një for­më ndërhyr­je­je poli­tike”, shtoi Strik.Strik vlerë­soi prote­s­tat qytetare dhe thirrjen e tyre “Shqipëria nuk është në shit­je”, ndër­sa kri­tikoi sjell­jen e qev­erisë ndaj protestuesve.

“Në vend që t’i mar­rin seri­ozisht protestue­sit paqë­sorë, poli­tikanët po i sul­mo­jnë me fusha­ta den­i­gruese dhe for­ma intimidi­mi,” tha ajo.

“Kjo është e papranueshme dhe nuk për­pu­thet me stan­dard­et e një demokra­cie të mirë­filltë”- thek­soi Strik.

Po ash­tu ajo thek­soi se prote­s­tat e nisura për mbro­jt­jen e lagunës së Vjosë–Nartës kishin nxjer­rë në pah prob­leme më të mëd­ha në vend si: munge­sa e kon­sul­tim­it pub­lik, munge­sa e trans­parencës dhe kor­rup­sioni në nivele të lar­ta.

Në këtë kon­tekst ajo vlerë­soi punën e organ­eve të drejtë­sisë dhe i bëri thirrje poli­tikës që të mos bëhet pengesë.

“Poli­tikanët nuk duhet të mbro­hen apo të pen­go­jnë hetimet”, tha ajo duke kërkuar po ash­tu që “qev­e­ria të puno­jë seri­ozisht për një sis­tem funk­sion­al të shtetit të së drejtës, me tol­er­ancë zero ndaj kor­rup­sion­it dhe pro­ce­du­rave të padrej­ta të prokurim­it pub­lik”.

Kryetar­ja e del­e­ga­cionit të PE-së, Strik, e cila është raportuese në hije për Shqipërinë u shoqërua në këtë viz­itë nga eurode­putetët Jut­ta Paulus, Cristi­na Guar­da, Anna Strolen­berg, Nico­lae Ște­fănuță dhe Daniel Fre­und. Del­e­ga­cionit iu bashkuan gjithash­tu Boris Mija­tović, deputet i Bun­destagut gjer­man; Jele­na Miloš, deputete e Par­la­men­tit të Kroacisë; këshill­tar­ja bashki­ake fin­lan­deze Han­na Par­ta­nen; si dhe bashkëkryetar­ja e Par­tisë së Gjel­bër Evropi­ane, Vula Tsetsi.Ata morëm pjesë në protestën e së hënës në mbrëm­je ku dhanë mesazhe mbështetëse ndaj protestuesve që kundër­sh­to­jnë prej më shumë se 1 mua­ji pro­jek­tin në Zvërnec dhe kërko­jnë dorëhe­q­jen e qev­erisë të cilën e bëjnë faj­tore për kor­rup­sion­in e lartë dhe shkatër­rim­in e natyrës nëpër­m­jet pro­jek­teve të ngjashme të debat­ueshme për ligjsh­mërinë dhe trans­parencën e tyre./ BIRN

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading