500 VITE PUSHTIM NE I FALIM TOKA..Vendimi/ Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 ha falas në Vlorë për Zonë Ekonomike!

Qev­e­ria shqiptare ka trans­fer­u­ar 88.5 hek­tarë tokë shtetërore në Vlorë në dis­pozi­cion të kom­panisë RAMS Alba­nia, e cila do të ndër­to­jë aty një zonë të lirë ekonomike.

Përmes një vendi­mi të posaçëm, Këshilli i Min­is­trave mira­toi në mbled­hjen e fun­dit, trans­fer­im­in e sipër­faqes shtetërore të tokës në Fondin e Pasurive të Palu­a­jt­shme për Mbështet­jen e Inves­timeve Strategjike.

“Pasuritë e palu­a­jt­shme shtetërore vihen në dis­pozi­cion për zhvil­lim­in dhe real­iz­imin e pro­jek­tit të inves­tim­it strategjik “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone”, nga sub­jek­ti investues “Rams Alba­nia”, sh.p.k., me NUIS M42427018I,” thuhet në vendimin e qeverisë.Në shkurt të këtij viti Komiteti i Inves­timeve Strategjike i dha këtij pro­jek­tin sta­tusin e Inves­tim­it Strategjik. Sipas vendim­it, vlera e inves­tim­it të pro­jek­tit “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone” parashiko­het të jetë 100 mil­ionë dol­larë dhe në të pritet të punë­so­hen rreth 10 mijë vetë.“Projekti i inves­tim­it propo­zo­het të zhvil­lo­het si një eko­sis­tem indus­tri­al logjis­tik dhe ino­v­a­tiv, i cili do të përf­shi­jë ndër të tjera teknologjinë indus­tri­ale, autom­a­tiz­im dhe intelig­jencë arti­fi­ciale. Për­punim mekanik të lehtë të met­aleve duke kom­bin­uar met­alurgjinë e pastër me aktivitete të kufizuara në për­punim mekanik të lehtë dhe tra­j­time sipër­faqë­sore jo-ndotëse dhe energjinë e rinovueshme,” thuhet në vendimin e KIS.

Kom­pa­nia

Rams Alba­nia zotëro­het nga Mehmet Faruk Bur­bul, i cili është njëko­hë­sisht edhe pronari i kor­po­ratës Rams Glob­al. RAMS Glob­al është një kom­pani ndërkom­bëtare shumësek­to­ri­ale me seli në Almaty, Kaza­k­istan, me origjinë nga pasuritë e palu­a­jt­shme dhe ndër­ti­mi.

Grupi, drej­tori ekzeku­tiv glob­al i të cilit është Faruk Bül­bül, oper­on në shtatë vende – duke përf­shirë Kaza­k­istanin, Turqinë, Taj­landën dhe Emi­ratet e Bashkuara Arabe – dhe është gjithash­tu spon­sori krye­sor i sta­di­u­mit të fut­bol­lit Galatasaray S.K. në Stam­boll (Rams Park).

Imazhi i kësaj kom­panie është aktori turk Burak Özçiv­it, i cili nga pub­liku shqip­tar nji­het si Osmani për shkak të rolit në seri­alin e famshëm turk. Në qer­shor të vitit ta kalu­ar aktori i famshëm turke erd­hi pikër­isht në Vlorë ku u prit edhe nga krye­bashki­aku i atëher­shëm, Ermal Dred­ha.

Në media u tha se aktori i famshëm kishte zgjed­hur Vlorën për të kalu­ar pushimet, por me sa duket vizita ka patur edhe motive biz­ne­si, tek­sa RAMS ka qenë në nego­ci­a­ta me qev­er­inë për pro­jek­tin.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading