“S’mund të mbyllet kapitulli…”/ Të Gjelbrit Evropiane krah protestës, Vula Tsetsi: Rama të marrë seriozisht situatën

Bashkëkryetar­ja e të Gjel­bërve Evropi­anë Vula Tset­si, i bën thirrje kryem­i­nistrit Edi Rama që të dëgjo­jë kërke­sat e protestuesve që kanë dalë në rrugë. E shoqëru­ar nga eurode­putetë në viz­itën e saj në Shqipëri, Tset­si thek­son mbështet­jen e saj për protestën qytetare në Shqipëri.

Në një inter­vistë tele­vizive, ajo thek­son se protes­ta është një test për demokrac­inë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri. Sipas saj, Komi­sioni Evropi­an duhet të jetë shumë i qartë në qën­drimet mbi çfarë po ndodh në Shqipëri.

Në kënd­vështrim­in e saj, sundi­mi i ligjit është thel­bë­sor për pro­cesin e inte­grim­it evropi­an. Vula Tstet­si nën­vi­zon se “liria e medias është një ter­mometër i demokracisë”

Inter­vista VulaT­set­si, Bashkëkryetare e të Gjel­bërve Evropi­anë

Zon­ja Tset­si, prej 4 javësh në Tiranë po zhvil­lo­hen protes­ta qytetare që kanë tërhe­qur edhe vëmend­jen ndërkom­bëtare. Si e shi­h­ni ju këtë mobi­liz­im pop­ul­lor, a do ta ndiqni nga afër? Çfarë mesazhi men­doni se po për­c­jell ai?

Si bashkë-kryetare e të Gjel­bërve Evropi­anë, së bashku me disa eurode­putetë të Par­tisë së të Gjel­bërve erd­hëm në Shqipëri për të mar­rë pjesë në protestë. Ne besoj se ky është një sin­jal shumë i rëndë­sishëm për demokrac­inë dhe përgjegjë­sisë. Qyte­tarët kanë dalë në rrugë sepse duan të mbro­jnë natyrën, por duan të mbro­jnë zba­timin e ligjit. Pran­daj, për ne çfarë po ndodh në rajon së bashku me zba­timin e ligjit, është e njëj­ta gjë. Kësisoj ne erd­hëm të dëgjo­jmë, erd­hëm të kup­to­jmë dhe ne erd­hëm me qël­lim­in që të kthe­he­mi në Bruk­sel për të bërë ndërhyr­jet tona në nivele të ndryshme.

Protes­ta në Shqipëri lin­di si reag­im kundër pro­jek­tit në Zvërnec, por kaloi shumë shpe­jt në kërkesën për dorëhe­q­jen e kryem­i­nistrit Edi Rama dhe qev­erisë. A e shi­h­ni këtë si një krizë më të gjerë të bes­im­it ndaj insti­tu­cion­eve?

Sig­ur­isht që ky është një moment krize dhe të mungesës së bes­im­it. Ne, sig­ur­isht nuk jemi këtu për të gjykuar pro­ce­set demokratike dhe kryem­i­nistrin e zgjed­hur. Por ne jemi këtu për të bërë një thirrje vërtetë të qartë, se çfarë po ndodh në rrugë pas 30 vitesh, duhet mar­rë shumë seri­ozisht nga Edi Rama, por gjithash­tu edhe nga Komi­sioni Evropi­an.

Pran­daj është shumë e rëndë­sishme jo thjesht të thuhet se nuk është prob­le­mi im, ndërhyr­je të hua­ja, ata duan të shkatër­ro­jnë vendin tim, sipas kryem­i­nistrit. Por duhet për­p­jek­je të kup­to­jë se përse qyte­tarët kanë dalë në rrugë dhe përse ata janë shumë të zhgën­jy­er.

Nga ajo që kemi kup­tuar deri tani, vërtetë nuk ka kon­sul­tim pub­lik, nuk ka trans­parencë, nuk ka përgjegjësi. Pran­daj ky është një moment që kryem­i­nistri të dëgjo­jë gjithë këta njerëz që kanë dalë në rrugë dhe të për­piqet të ndër­to­jë përsëri bes­im.

Par­la­men­ti Evropi­an ka shpre­hur shqetësime për zhvil­limet në zonat e mbro­j­tu­ra naty­rore në Shqipëri, për të cilin është shpre­hur shqetësim edhe në rezo­lutën e fun­dit të tij për Shqipërinë. A men­doni se pro­jek­ti i Zvërnecit është në për­puth­je me stan­dard­et europi­ane të mbro­jt­jes së mje­dis­it dhe Kapit­ullin 27 të nego­ci­atave?

Sig­ur­isht po flasim për një zonë që është vërtetë e mbro­j­tur. Është një para­jsë për flamin­got dhe po ash­tu është një para­jsë për zogjtë. Është një zonë që qartë­sisht duhet të mbro­het. Nuk ka asnjë mënyrë për të mbyl­lur asnjë kapit­ull, kapit­ullin 27, pa zgjid­hur këtë çësht­je. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se është e lehtë të thuhet, le të vazh­do­jmë punën si zakon­isht dhe pas­taj të flasim për rishikimin e ligjit të 2024-ës dhe të shohim se çfarë do të ndod­hë.

Unë men­doj se kjo sit­u­atë me protestën ka shkak­tu­ar shumë vëmend­je jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Bashkimin Evropi­an dhe përtej. Pra ky është një test për demokrac­inë dhe zba­timin e ligjit. Kësh­tu që unë nuk men­doj se do të për­fun­doj pa paso­ja të qar­ta, sa i takon Kapit­ul­lit 27, por edhe sa i takon per­spek­tivës e anë­tarësim­it të Shqipërisë në Bashkimin Evropi­an.

Sa të rëndë­sishme janë trans­paren­ca dhe dia­logu me qyte­tarët në raste të tilla, për një vend që syn­on anë­tarësimin në Bashkimin Europian?Në jemi shumë në favor të së ardhmes së Shqipërisë në Bashkimin Evropi­an. Në jemi shumë në favor për dëgjimin e zërit të qyte­tarëve që kërko­jnë refor­ma. Sa i takon per­spek­tivës evropi­ane refor­mat janë të nevo­jshme dhe për paso­jë nuk duhet të injoro­hen.

Ne i mar­rim ato shumë shumë seri­ozisht. Gjithash­tu dua të them si par­ti poli­tike evropi­ane, ne i bëjmë një thirrje jo vetëm kryem­i­nistrit Rama, por edhe famil­jes së tij poli­tike, Socialdemokratëve, të cilës ai i për­ket, si anë­tar i aso­ci­uar, ata duhet ta ndih­mo­jnë të kup­to­jë se demokra­cia dhe përgjegjësia nuk është “a la carte” – sipas zgjed­hjes, por është në zemër të vler­ave të inte­grim­it evropi­an.

Pas 30 ditësh protestë e qen­dresë pop­ul­lore, cili duhet të jetë sipas jush reag­i­mi i kryem­i­nistrit Rama dhe qev­erisë? A jeni njo­hur me reagimet e der­i­tan­ishme të tij dhe nëse po, si i vlerë­soni ato?

Ne kemi ndjekur me shumë vëmend­je nga afër çfarë qev­e­ria ka thënë. Ne kemi ndjekur nga afër se si ka reaguar Komi­sioni Evropi­an. Men­doj se kryem­i­nistri Rama është pozi­cionuar shumë në mbro­jt­je, por gjithash­tu jo trans­par­ent mbi ekza­kt se çfarë po ndodh. Kjo kri­jon një mungesë bes­i­mi të mad­he tek qyte­tarët dhe jam e bindur se ky mobi­liz­im do të vazh­do­jë nëse kjo mungesë bes­i­mi do të vijo­jë të ekzis­to­jë.

Gjithash­tu po ndjekim shumë nga afër fak­tin se Komi­sioni Evropi­an është i dru­a­j­tur, është i hes­h­tur me idenë “le të shohim”. Jo, Komi­sioni Evropi­an është roja e trak­tat­eve. Komi­sioni Evropi­an duhet të jetë shumë i qartë se çfarë po ndodh në këtë vend, sa i takon zon­ave të ndjeshme ekologjike, nuk pra­nohet. Pran­daj do të jetë një vonesë në pro­cesin e anë­tarësim­it të Shqipërisë në Bashkimin Evropi­an. Pra nuk është “punë si zakon­isht”.

Shqipëria ka hapur kapituj të nego­ci­atave me Bashkimin Europi­an. Si e vlerë­soni rit­min e der­i­tan­ishëm të pro­ce­sit dhe a do të pëso­jë ngec­je në kushtet e protestës që është par­ala­jmëru­ar se nuk do të ndalo­jë pa largimin e Ramës?

Dua të përsëris se për ne, per­spek­ti­va e Shqipërisë është në Bashkimin Evropi­an. Ven­di juaj është ven­di me bes­imin më të madh kur flitet për pro­jek­tin evropi­an. Më shumë se 90% e qyte­tarëve duan të anë­tarë­so­hen në Bashkimin Evropi­an. Kjo është unike në Bal­lkan. Pran­daj zëri i pop­ul­lit nuk mund të injoro­het. Nuk mund të injoro­het këtu, nuk të injoro­het në Bruk­sel.

Në pro­cesin e anë­tarësim­it në BE, sfi­da në luftën kundër kor­rup­sion­it dhe krim­it të orga­nizuar, sundim i ligjit dhe pavarësia e sis­temit të drejtë­sisë, mbeten sfi­dat krye­sore. Sa shqetë­suese janë për Bashkimin Europi­an rapor­timet e vazh­dueshme për kor­rup­sion­in, klimën e vështirë për biz­nesin dhe mungesën e kon­trol­lit e bal­ancës së pushteteve në Shqipëri?

Men­doj se i takon eurode­putetëve tanë të shko­jnë më thel­lë çësht­jes së kor­rup­sion­it. Ajo që ka rëndësi është se ka një het­im të pavarur dhe men­doj se kjo pavarësi është shumë e rëndë­sishme në këtë vend, sepse të gjitha prob­lemet duhet të nxir­ren në dritë. Dua të them se Po, ka disa fusha ku është bërë për­parim.

Por men­doj se kur flitet për bes­im, kur flitet për trans­parencë, kur flitet për përgjegjësi, ka ende shumë për të bërë.

Në Shqipëri udhëheq një qev­eri, 2 ish-zëvendëskryem­i­nis­trat e së cilës aku­zo­hen dhe het­o­hen për kor­rup­sion, pastrim parash, shumë kryetarë bashk­ish dhe zyr­tarë të tjerë po ash­tu. A ka shqetësim në Par­la­mentin Evropi­an për një sit­u­atë të tillë?

Sig­ur­isht që ka dhe në raporte të ndryshme janë ngrit­ur këto çësht­je dhe dua të them se është e rëndë­sishme që Zëvendëskryem­i­nis­trat dhe zyr­tarë të tjerë poli­tikë janë përgjegjës. Pran­daj çdo gjë që do të sjel­lë hap­je, përf­shirë këtu edhe heq­jen e imu­nitetit është e rëndë­sishme, sepse nëse dikush nuk ka prob­leme duhet të jetë tërë­sisht i hapur për tu gjykuar.

Men­doj se është një sin­jal vërtetë i rëndë­sishëm. Është një sin­jal shqetë­sues, por një sin­jal i rëndë­sishëm që këto prob­leme poten­ciale duhet të vihen në dritë. Pran­daj le të kthe­he­mi tek prote­s­tat në rrugë. Nuk janë vetëm për mje­disin. Këto janë për demokrac­inë dhe janë për zba­timin e ligjit.

Par­la­men­ti Evropi­an jo pak herë ka ngrit­ur shqetësime edhe për lir­inë e medias. Ju po jep­ni inter­vistë në një tele­vizion të rëndë­sishëm infor­ma­tiv dhe kri­tik me qev­er­inë, i cili 1 vit më parë u mbyll arbi­trar­isht dhe gaze­tarët u nxorën me dhunë nga mjedis­et e punës. Si e vlerë­soni këtë zhvil­lim?

Liria e medias është një ter­mometër i demokracisë. Nuk ka mundësi të kesh një shtet dhe qev­eri demokratike pa hapësirë frymë­mar­rje­je pa një media të lirë. Pran­daj është e papranueshme që ka pasur pre­sione dhe se ka pasur mënyra për të mbyl­lur ose për të frikë­suar gaze­tarët.

Ju kemi prob­leme me paditë, që është vërtetë një prob­lem, sepse njerëz­it kanë frikë se në qoftë se flasin hapur, do të jenë sub­jekt i organ­eve të drejtë­sisë dhe nuk do të kenë mundësi të pagua­jnë të gjitha paratë për të ndjekur çësht­jen e tyre.

Është në detyrën e insti­tu­cion­eve, Komi­sion­it Evropi­an që të ndjekin nga shumë afër se çfarë po ndodh në vend, sepse pa liri të medias nuk ka demokraci dhe nuk ka anë­tarësim në Bashkimin Evropian.A men­doni se çësht­jet e lirisë së medias mund të ndiko­jnë në ecur­inë e inte­grim­it evropi­an?

Sig­ur­isht që Po! Sikundër shp­je­go­va më herët, media është ter­mometër i demokracisë. Nuk ka asnjë mënyrë të injoro­het se në qoftë se media nuk është e lirë, pop­ul­li nuk është i lirë dhe qyte­tarët nuk janë të mirë infor­muar. Pran­daj kjo rrezikon të kri­jo­jë më shumë pre­sion.

Dhe Komi­sioni Europi­an nuk mund të heqë dorë nga kjo dhe nuk do të heqin dorë, sepse është pjesë e kritereve të Kopen­hagës, është pjesë e kapitu­jve nego­ci­ues kur flitet për demokrac­inë dhe përgjegjës­inë. Ata duhet të bëjnë pre­sion për për­mirësime.

Pas kësaj vizite në Shqipëri dhe takimeve që do zhvil­loni, cfarë mesazhi do për­cill­ni në Par­la­mentin Evropi­an?

Për ne, si famil­je poli­tike është e rëndë­sishme të dëgjo­jmë dhe të kup­to­jmë se çfarë po ndodh këtu. Tu tre­go­jmë qyte­tarëve që jemi afër tyre dhe se shpre­so­jmë vërtetë që Shqipëria do të anë­tarë­so­het në Bashkimin Evropi­an.

Mesazhi im për kryem­i­nistrin Rama se duhet të dëgjo­jë se çfarë po ndodh në mënyrë që të puo­jë së bashku me qyte­tarët dhe jo kundër qyte­tarëve.

Mesazhi im drej­tu­ar famil­jes poli­tike të cilës i përkas, socialdemokratëve, është se ata duhet të bëjnë vërtetë pre­sion që kjo sit­u­atë të mos vazh­do­jë kësh­tu dhe se ka një hapësirë frymë­mar­rje­je dhe se duhet mbro­jt­je të natyrës në këtë vend.

Sa na takon ne, ju mund të mbështeteni tek ne, sepse ky “Rev­olu­cion i Flamin­gove” është një moment demokra­cie. Është thirr­ja e këtyre njerëzve, të cilët thonë: “kemi nevo­jë për ndih­mën tuaj”. Men­doj se sa i takon insti­tu­cion­eve evropi­ane dhe eurode­putetëve tanë, të pak­tën s ana takon ne, keni mbështet­jen tonë 100%.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading