DETAJE të reja nga atentati ndaj Brian Syzos! Autorët “e ndoqën këmba këmbës” duke vendosur kamera afër burgut të Drenovës ku takonte të vëllain

Deta­je të reja kanë dalë në dritë nga aten­tati ndaj Bri­an Syzos në Pogradec, prej vëllezërve Nikoll e Edi­son Agol­li, mes­ditën e 29 qer­shorit.

Burime për medi­at kanë bërë me dije se 4 ditë më parë në afër­si të burgut të Dren­ovës është kon­stat­u­ar një kamer, e ven­do­sur në një prej plepave të ndod­hur në rrrugën aty.

Pasi janë këqyrur pam­jet filmike është kon­stat­u­ar se vëllezërit e kanë ven­do­sur kamerën për të parë lëviz­jet në këtë insti­tu­cion.

Në mënyrë që të mon­i­toronin Bri­an Syzon dhe më pas ta sul­monin në momentin që do ttë shkonte të takonte vël­lain e tij Sin­di Syzo, i cili vuan dën­imin për plagos­jen me thikë në një berber­hanë ndaj Nikol­la Agol­lit. Kjo për shkak të qël­limeve që ky i fun­dit ka patur për t’u hak­mar­rë ndaj Bri­an Syzos.

Kuj­to­jmë se Nikol­la Agol­li u arrestua disa min­u­ta pasi qël­loi disa herë me armë në drej­tim të Bri­an Syzos në Pogradec, ai ka qël­lu­ar me armë zjar­ri nga një autom­jet në lëviz­je, ndërko­hë që edhe i plago­suri, Bri­an Syzo, ka qenë në lëviz­je me një mjet tjetër fuoristradë, ndër­sa në pran­ga ra edhe David Prifti dhe u shpal­lën në kërkim Edi­son Agol­li dhe Mear­di Berberi, i njo­hur si “Koro”.

Ndërko­hë, Bri­an Syzo ka mar­rë plagë nga të shtë­nat me armë në gjym­tyrët e poshtme dhe aktu­al­isht ndod­het në Spi­tal­in e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve.

Ai ka qenë duke udhë­tu­ar me furor­istradë dhe për shkak se mjeti është i lartë, plumbat që kanë për­shkru­ar derën, e kanë prekur në këm­bë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading