687,798 m² tokë shtet në bregdet ju shit investitorëve, SPAK zbardh rolet e Rrumit dhe anëtarëve të grupit: Si u ndërhy në regjistrat e Kadastrës së Durrësit (E PLOTË)

Tetë per­sona të pan­de­hur, duke përf­shirë Alek­sandër Lahon alias Rru­mi i Shi­jakut, vël­lain e tij, disa anë­tarë të grupit krim­i­nal që ai drej­tonte dhe juristë të Kadas­trës së Dur­rësit, janë dër­guar për gjykim nga SPAK në për­fundim të het­imeve.

Bëhet fjalë për shte­t­a­sit Alek­sandër Laho, alias Rumi, Vull­net Muça, Agron Bej­dol­li, Vlash Brah­ja, Artur Isaku, Mikel Zaho, Ermi­ra Avdyli dhe Urim Agasi.

Het­i­mi ka provuar se të pan­de­hu­rit kanë kri­juar dhe drej­tu­ar një struk­turë të mirë­filltë krim­i­nale, kanë fal­si­fikuar doku­mente të pronë­sisë së palu­a­jt­shme dhe i kanë regjistru­ar ato në regjis­trat e Agjen­cisë Shtetërore të Kadas­trës Dur­rës, duke përvetë­suar qin­dra mijëra metra tokë në zonat e bregde­tit.

Aktiviteti krim­i­nal është shtrirë në vite dhe është mbështe­tur nga zyr­tarë të ndryshëm, të cilët kanë patur si detyre har­timin e doku­menteve të pronë­sisë dhe me tej regjistrim­in në AKSH.Faktet penale dhe modus operan­di i zbard­hur nga SPAK

Het­i­mi ka provuar se të pan­de­hu­rit Vull­net Muça dhe Alek­sandër Laho kanë kri­juar dhe drej­tu­ar një struk­turë të mirë­filltë krim­i­nale, ku bashkëpuni­mi i mbi tre per­son­ave shër­bente për kry­er­jen e disa krimeve kundër pasurisë etj. Pjesë e këtij grupi te struk­tu­ru­ar krim­i­nal rezul­to­jnë të jenë edhe shte­t­a­sit, Agron Bej­dol­li, Vlash Brah­ja, Mikel Zaho, Artur Isaku si dhe per­sona të tjerë të paiden­ti­fikuar nga het­i­mi. Falë këtij bashkëpuni­mi të posaçëm, të pan­de­hu­rit kanë bërë të mundur që të fal­si­fiko­jnë masivisht doku­mente të pronë­sisë së palu­a­jt­shme, t’i regjistro­jnë ato në regjis­trat e Agjen­cisë Shtetërore të Kadas­trës, Dur­rës duke përvetë­suar qin­dra mijëra metra tokë në zonat e bregde­tit. Aktiviteti krim­i­nal është shtrirë në vite dhe është mbështe­tur nga zyr­tarë të ndryshëm, të cilët kanë patur si detyre har­timin e doku­menteve të pronë­sisë dhe me tej regjistrim­in në AKSH.Sipas hetim­it, të pan­de­hu­rit Alek­sandër Laho dhe Vull­net Muça kanë ideuar dhe mate­ri­al­izuar skemën krim­i­nale të tjetër­sim­it të pron­ave shtetërore ose të papre­tend­uara nga ish pronarët, të cilat ndod­heshin në zonën bregdetare të rrethit Dur­rës. Këta per­sona e kanë zhvil­lu­ar aktivitetin e tyre krim­i­nal në zonën Shi­jak-Kepi i Rodonit. Për të arrit­ur qël­lim e tyre, tjetër­simin e pron­ave përmes fal­si­fikim­it të Akteve të Mar­rjes së Tokës në Pronësi (AMTP), duke shfry­tëzuar njo­hjet dhe influ­encën e tyre në këtë zonë, kanë arrit­ur të iden­ti­fiko­jnë famil­jet bujqë­sore, krye­famil­jarët e të cilave ishin në moshë të mad­he, me niv­el arsi­mor të ulët dhe në gjend­je të vështirë ekonomike. AMTP-të e tyre do t’i shfry­të­zonin për të tjetër­suar pronat shtetërore. Për këtë qël­lim ata kanë bashkëpunuar me punon­jës të Agjen­cisë së Shtetërore të Kadas­trës Dur­rës, në sek­torët e regjistrim­it dhe të arkivës të cilët u kanë sig­u­ru­ar atyre infor­ma­cion mbi pasuritë që ishin në pronësi të shtetit dhe të pa ndara nga komi­sioni i ndar­jes së tokës në fshat si dhe t’ju ven­dos­nin në dis­pozi­cion doku­mentet AMTP, të per­son­ave që kishin iden­ti­fikuar më parë, origji­nalet e të cilëve ndod­heshin në arkivën e Agjen­cisë Shtetërore të Kadas­trës Dur­rës. Pasi i kanë fal­si­fikuar AMTP-të, kanë prod­huar doku­mente të tjera tërë­sisht të fal­si­fikuara, si të prod­huara nga Drej­to­ria e Admin­istrim­it dhe Mbro­jt­jes së Tokës, të cilat kanë arrit­ur t’i inte­gro­jnë në arkivën e regjistrim­it të pasurive, nëpër­m­jet punon­jësve të Agjen­cisë Shtetërore të Kadas­trës, Dur­rës.  Ata kanë bashkëpunuar në këtë aktivitet edhe me per­sona të tjerë me prece­den­të penal në fushën e fal­si­fikim­it në qytetin e Tiranës. Roli i Alek­sandër Lahos dhe Vull­net Muçës si ideatorë dhe finan­cues të aktivi­etit krim­i­nal del qartë në të gjitha bise­dat që këta shte­tas kanë zhvil­lu­ar midis tyre në plat­for­mën SkyECC.Sipas hetim­it, i pan­de­huri Agron Bej­dol­li ka shër­by­er si koor­di­na­tor dhe ekzekutues i aktivitetit krim­i­nal. Ai sig­uronte proku­rat e posaçme, mbante kon­takt me noterët, kryente aplikimet në sportelet e ish- Z.V.Rr.P.P Dur­rës dhe në disa raste bënte edhe tërhe­q­jen e par­ave nga llog­a­r­itë bankare të “shitësve” .Ai mer­rte urd­hëra nga të pan­de­hu­rit Alek­sandër Laho dhe Vull­net Muça lid­hur me veprimet që do të kryente për çdo pasuri të fal­si­fikuar.

I pan­de­huri Vlash Brah­ja rezul­ton i përf­shirë në katër episode konkrete, përf­shirë shit­jen e një pasurie dhe veprime në zyrën e regjistrim­it të pasurive, ndër­sa babai i tij ka angazhuar avokat për të kërkuar përmes pro­ce­sit gjyqë­sor, pronës­inë e një pasurie rreth 110 ha, tran­skrip­ti­mi i të cilës ishte fal­si­fikuar me urd­hër të Alek­sandër Lahos.

Të pan­de­hu­rit Mikel Zaho dhe Artur Isaku, në cilës­inë e juristëve kanë regjistru­ar në sis­temin elek­tron­ik të Agjen­cisë Shtetërore të Kadas­trës, Dur­rës dhe kanë prod­huar kartela të fal­si­fikuara për të gjitha pasurite e lartëper­me­n­dura. Këta të pan­de­hur për shkak të funk­sion­it të tyre si juristë në ASHK, kanë manip­u­lu­ar veprimet në sis­temin elek­tron­ik duke inte­gru­ar pasuritë, doku­mentet e të cilave janë tërë­sisht të fal­si­fikuara, në aplikimet  për pasuri të ligjshme. Këta per­sona nëpër­m­jet veprimeve të tyre të kundërligjshme, kanë ndih­muar të pan­de­hu­rit Alek­sander Laho, Vull­net Muça dhe Agron Bej­dol­li të legal­i­zonin regjistrim­in e pron­ave, doku­mentet e të cilave ishin të fal­si­fikuara si dhe t’i tjetër­son­in përmes shit­jes. I pan­de­huri Artur Isaku ishte në kon­takt të drejt­për­drejtë me ane­tarët e grupit të struk­tu­ru­ar krim­i­nal dhe kjo provo­het nga te dhen­at e perf­tu­ara nga SKYECC, deklarimet e J. Me. etj, kqyr­ja e të dhë­nave të aktit të eksper­tim­it të tele­fonit të Agron Bej­dol­li etj.

Edhe i pan­de­huri Mikel Zaho ishte ne kon­takt të drejpër­drejtë me anë­tarët e grupit të struk­tu­ru­ar krim­i­nal te drej­tu­ar nga të pan­de­hu­rit Alek­sander Laho dhe Vull­net Muça, bazuar kjo ne te dhë­nat e përf­tu­ara nga aplika­cioni SKY ECC, këqyr­jet e tele­fon­ave dhe deklarimet e J.M. etj.

Het­i­mi ka vërte­t­u­ar përtej çdo dyshi­mi se kanë qenë juristët Mikel Zaho dhe Artur Isaku, punon­jësit që kane lënë gjur­më digji­tale të kry­er­jes së veprimeve të paligjshme me pasuritë objekt të hetim­it.  Këta per­sona përmes veprimeve të tyre të kundërligjshme kanë ndih­muar të pan­de­hu­rit Alek­sander Laho, Vull­net Muça dhe Agron Bej­dol­li të legal­i­zonin regjistrim­in e pron­ave doku­mentet e të cilave ishin të fal­si­fikuara dhe që ligjër­isht kishin pronë shtetërore.

Të pan­de­hu­rit Mikel Zaho dhe Artur Isaku kanë vepru­ar në kundër­sh­tim me nenin 7 dhe nenin 72, pika të ligjit 33 të vitit 2012, “Për Regjistrim­in e Pasurive të Palu­a­jt­shme” (ndryshuar me ligjin nr. 9/2016, datë 11.2.2016).MODUS OPERANDI

Sipas akuzës “modus operan­di” i grupit përf­sh­inte; fal­si­fikimin pje­sor të AMTP-ve duke shtu­ar një osë më shumë parcela bujqë­sore në doku­ment, veprim që ndiqej me fut­jen dorazi në ish‑Z.V.Rr.P.P të doku­menteve tërë­sisht të fal­si­fikuar, si shkresë per­c­jel­lëse e fal­si­fikuar e bërë sikur eshte prod­huar nga  Komi­sioni i Tokës në Këshillin e Qarkut Dur­rës, kur kryetar ka qenë Gen­ci Ali­zoti, “i inicuar”, nga akti i ver­i­fikim­it të së nje­jtës peri­ud­he, i fal­si­fikuar.

1. Janë sig­u­ru­ar çer­ti­fika­ta për vërte­tim pronësie, disa prej të cilave të vulo­sura dhe të nën­shkru­ara me vulë origji­nale, disa vetëm me vulë origji­nale dhe disa të tjera me vulë dhe nën­shkrim të fal­si­fikuar. Janë prod­huar har­ta treguese të regjistrim­it tërë­sisht të fal­si­fikuara si pjesë inte­grale e Çer­ti­fikatave për Vërte­tim Pronësie. Në vijim është prod­huar një ref­er­encë tërë­sisht e fal­si­fikuar, te cilave u kanë ven­do­sur num­ra fik­tivë, shpesh herë të dublu­ar me num­ra të ref­er­en­cave të rreg­ull­ta. Në këto ref­er­en­ca pasqy­ro­hen doku­mente sikur është urd­hëru­ar rivlerësim i pasurisë, doku­ment që në të gjitha rastet ka rezul­tu­ar i fal­si­fikuar si në vulën e njomë ash­tu edhe në nën­shkrim të regjistrue­sit dhe i janë bashkëngji­tur kop­je të çer­ti­fikatave të pasurisë dhe kop­je e har­tave treguese të regjistrim­it. Kjo gjë është bërë për të jus­ti­fikuar veprimet që paso­jnë dhe që final­i­zo­het me shit­jen e pasurisë duke regjistru­ar një ref­er­encë të re, bren­da të cilës janë doku­mentet e fal­si­fikuar të për­men­dur më sipër dhe i vet­mi doku­ment origji­nal është kon­tra­ta e shit­jes se pasurisë. Janë bërë ndërhyr­je në fletët e volu­mit të zon­ave kadas­trale duke zhdukur fletët origji­nale ku kanë qenë të regjistru­ara pasuri të llo­jit “Rruge”, “Pyll” dhe “Pa frut”, dhe zëvendë­suar ato me fletë të reja në të cilat janë pasqyru­ar pasuri të llo­jit “Arë”, me siper­faqe që var­i­o­jnë nga 10.000 m² deri në 34.000 m², të cilat ndod­hen në zonën bregdetare të fshatit Lalëz, Bizë dhe Shetaj të Rethit Dur­rës.  2. Një mënyrë tjetër që per­son­at nën het­im kanë për­dorur për të për­fi­tu­ar pasuri në mënyrë të paligjshme është fal­si­fiki­mi i regjis­trave të viteve 1929–1951, të cilët admin­istro­hen në arkivën e ish- Z.V.Rr.P.P‑ve, si dhe doku­menteve mbështetës që admin­istro­hen në arkivën e Zyrës së Menax­him­it dhe Mbro­jt­jes së Tokës në Këshillin e Qarkut Dur­rës. Mekaniz­i­mi i për­dorur në këtë rast eshtë sig­uri­mi i regjis­trave të tit­ul­lu­ar, “Rad­horë për Tran­skrip­ti­met” të viteve 1929–1957 nga një per­son me akses në arki­vat e Agjen­cisë Shtetërore të Kadas­trës, Dur­rës i iden­ti­fikuarvetëm me emrin Mozi, duke e kor­rup­tuar atë dhe punon­jës të arkivës së ish‑Z.V.Rr.P.P‑ve. Në vijim kanë kry­er fshir­jen pjesër­isht ose tër­re­sisht të shkrimeve që ndod­heshin në fletët e fun­dit të regjistrit ose në fletë bren­da tij të kon­sideru­ara të për­sh­tat­shme për fal­si­fikim dhe në vazhdim kanë kry­er rishkrim­in e një tran­skrip­ti­mi të ri, duke i kalu­ar pronat në emrin  per­son­ave të besuar të tyre, të cilët do të ishin “trashëgim­tarët” e pasurisë së fal­si­fikuar. Në fazën tjetër, doku­mentet e fal­si­fikuar i për­dornin për të aplikuar pranë Agjen­cisë së Tra­j­tim­it të Pron­ave për njo­hje, kom­pen­sim, kthim fizik ose ngrinin padi civile në gjykatë për njo­hje pronësie dhe detyri­mi i ish- Z.V.Rr.P.P ose ASHK-se për regjistrim  të pronës. Në fund ske­ma e ngrit­ur final­i­zo­hej me tjetër­simin e pronës duke e shi­tur te investi­torë të intere­suar për inves­tim në zonat bregdetare të Rrethit Dur­rës.

Het­i­mi i këtij pro­ced­i­mi penal ka provuar se përmes këtij mekaniz­mi krim­i­nal të pan­de­hu­rit Alek­sandër Laho, Vull­net Muça, Agron Bej­dol­li dhe Vlash Brah­ja, duke paraqi­tur fak­te të rreme dhe fshe­hur fak­te të vërte­ta në doku­mentet e regjistrim­it dhe më tej dhe të tjetër­sim­it të pasurive të palu­a­jt­shme, kanë bërë të mundur që të për­fi­to­jnë drejt­për­drejt sipër­faqe të mëd­ha toke me pronar shtet. Falë kësaj skeme krim­i­nale, shteti është zhveshur në mënyrë të paligjshme nga pronësia e të pak­tën 687,798 (gjashtëqind e tetëd­hjetë e shtatë mijë e shtatëqind e nën­tëd­hjetë e tetë) metra katrorë sipër­faqe toke, që gjen­det në një zonë begdetare të prefer­u­ar. Të pan­de­hu­rit kanë arrit­ur që një pjesë të këtyre pron­ave të për­fi­tu­ara në mënyrë të paligjshme t’i tjetër­so­jnë duke i shi­tur tek per­sona të tretë. Het­i­mi ka provuar se vepra penale e mashtrim­it është kry­er më shumë se një herë dhe ndaj të pan­de­hu­rit duhet të përgjig­jen penal­isht sipas nen­it 143 para­grafi i dytë i Kodit Penal. Gjithash­tu, het­i­mi ka provuar se paso­jat e ard­hu­ra nga aktiviteti krim­i­nal i katër të pan­de­hurve janë shumë të rën­da dhe ndaj ata duhet të mba­jnë përgjegjësi penale edhe për veprën penale të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.  Hetimet tre­go­jnë se te pan­de­hu­rit Alek­sandër Laho dhe Vull­net Muhar­re­mi dyshohet të jenë për­fitue­sit krye­sor të aktivitetit krim­i­nal të zhvil­lu­ar dhe zotërue­sit fak­tik të pasurive të regjistru­ara me doku­mente të fal­si­fikuara. Shit­ja e pasurive të cilat janë regjistru­ar me doku­mentet të fal­si­fikuara, në disa raste është bërë në shpër­dorim të bes­im­it të per­son­ave (fik­tivë) të cilët janë bërë tit­ullarë të pasurisë dhe në disa raste është bërë në bashkëpunim me të afërm të tit­ullarëve të pasurisë.

E pan­de­hu­ra Ermi­ra Avdyli, ish spe­cial­iste e arkivës në ish- Z.V.Rr.P.P Dur­rës ka bashkëpunuar me të pan­de­hurin Agron Bej­dol­li për të ver­i­fikuar doku­mente të ndryshme të arkivës dhe për të nxjerre prej arshiv­ës dhe për të futur përsëri ne arshive, ref­er­en­cat  qe nga het­i­mi janë vërte­t­u­ar pertej cdo dyshi­mi se u janë fal­si­fikuar dokumentet.Ka rezul­tu­ar e provuar se përmes këtij mekaniz­mi krim­i­nal i pan­de­huri, Urim Agasi, duke paraqi­tur fak­te të rreme dhe fshe­hur fak­te të vërte­ta, ka bërë të mundur që të për­fi­to­jë lekët e shit­jes së 5 pasurive të palu­a­jt­shme me një sipër­faqe­je toke në total prej 72,000 metra katrorë tokë, e cila ishte regjistru­ar me doku­mente të fal­sikuara dhe që në të vërtetë ishte pronë shtetërore. Po kësh­tu ky i pan­de­hur rezul­ton i imp­likuar edhe në transak­sionet e kry­era në lid­hje me pasur­inë me nr.67 e cila ndod­het në fshatin Shetaj – Dur­rës. I pan­de­huri Urim Agasi e ka kry­er veprën penale te mashtrim­it më shumë se një herë dhe ndaj i pan­de­huri duhet të përgjig­jet penal­isht sipas nen­it 143 para­grafi i dytë i Kodit Penal. Kra­has kësaj, het­i­mi ka provuar se paso­jat e ard­hu­ra nga aktiviteti krim­i­nal i të pan­de­hu­rit Urim Agasi janë të rën­da dhe ai duhet të mba­jë përgjegjësi penale edhe për veprën penale të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading