Elisa Spiropali kërcënon Belinda Ballukun se duhet të shkojë në burg ku e ka vendin dhe paralajmëron spastrimin e PS

Ish-min­istr­ja e Jashtme, njëherësh deputete e PS, Elisa Spiropali i dha fund spekulimeve për një largim të mund­shëm nga Par­tia Social­iste dhe deklaroi se bete­ja e saj poli­tike do të zhvil­lo­het bren­da PS.

Në deklaratën për medi­at para nis­jes së seancës plenare të kësaj të marte, ish-min­istr­ja Spiropali u shfaq e ven­do­sur se do të mbetet pjesë e Par­tisë Social­iste, ndër­sa sfi­doi hapur kryem­i­nistrin Edi Rama, duke kon­fir­muar se po punon për draftin e “Shqipërisë së Re”, ide që e ka prezan­tu­ar javët e fun­dit si vizion­in e saj për ndryshimin e mënyrës së funk­sionim­it të shtetit dhe poli­tikës. “Jemi duke punuar.

E rëndë­sishme është ajo që do të bëjmë për Shqipërinë. Unë jam në PS, kam qenë në PS dhe do të jem gjith­monë në PS. Në PS duhet të jetë të gjithë ata që kërko­jnë një Shqipëri më të mirë, e kanë bërë his­torik­isht, e kanë bërë sot.

Ato që i kanë sjel­lë dëme PS le të shko­jnë aty ku e kanë vendin”, deklaroi ajo. Por mesazhi i Spiropalit ishte një mesazh kër­cënues për ish-zv/kryem­i­nistren Belin­da Bal­luku, e cila po het­o­het nga Prokuro­r­ia e Posaçme (SPAK) si e dyshuar në afera kor­rup­tive dhe pastrim parash.

Pra indi­rekt ish-min­istr­ja Spiropali ka thek­suar se zon­ja Bal­luku duhet të shko­jë në burg, ndër­sa ka par­ala­jmëru­ar spastrim­in e Par­tisë Social­iste nga peng­mar­rësit, sikundër janë ban­da e “Bal­lukut”, e cila i ka shtrirë ten­taku­lat në par­ti, qev­eri dhe admin­is­tratë, duke u kthy­er në bar­rë për social­istët e ndershëm.Çfarë ka ndod­hur?

Ndërko­hë kuj­to­jmë se, ish-min­istr­ja Spiropali ka kërkuar në mënyrë të përsërit­ur edhe dis­tancimin e kryem­i­nistrit Rama dhe Par­tisë Social­iste nga ish-zv/kryem­i­nistr­ja Belin­da Bal­luku.

Po ash­tu deklara­ta e djeshme, vjen edhe në një moment kur mar­rëd­hë­nia mes Spiropalit dhe Ramës mbetet një nga për­plas­jet më të duk­shme bren­da Par­tisë Social­iste.

Prej mua­jsh, deputet­ja ka artiku­lu­ar pub­lik­isht kri­ti­ka ndaj mënyrës se si funk­sionon par­tia, duke ngrit­ur shqetësime për mungesën e debatit të brend­shëm, përqen­drim­in e vendim­mar­rjes dhe nevo­jën për një mod­el të ri poli­tik.

Për­plas­ja mes tyre nisi men­jëherë pas largim­it të Spiropalit nga posti i min­istres, peri­ud­hë gjatë së cilës në disa mbled­hje të grupit par­la­men­tar ajo dhe Edi Rama patën debate të drejt­për­drej­ta që më pas u bënë pub­like edhe në media.

Më pas, gjatë valës së protes­tave kundër qev­erisë, Spiropali e ash­për­soi tonin ndaj kryem­i­nistrit.

Ajo kri­tikoi kohëzg­jat­jen e pushtetit të Ramës dhe kërkoi ndryshime në mënyrën e qev­eris­jes, duke argu­men­tu­ar se Par­tia Social­iste duhet të hapet ndaj garës së ideve dhe mendim­it ndryshe.

Pak javë më parë, Spiropali hod­hi për herë të parë idenë e draftit “Shqipëria e Re”.

Në reflek­timin e saj pub­lik ajo kërkoi një mar­rëvesh­je të re poli­tike për vendin, me më shumë garë, kufiz­im të pushtetit, forcim të insti­tu­cion­eve, rrit­je të rolit kon­trol­lues të Par­la­men­tit, një sis­tem zgjed­hor më për­faqë­sues dhe një kul­turë poli­tike ku, sipas saj, “rota­cioni nuk shi­het si katas­trofë dhe fitor­ja nuk shi­het si pronësi”.

Megjithatë në deklaratën e sotme, Spiropali kon­fir­moi se puna për këtë draft vijon, megjithëse nuk bëri pub­like deta­je mbi përm­ba­jt­jen apo afatet e prezan­tim­it të tij.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading