Sigurime shoqërore e shëndetësore/ Koçiu: Dyfishojmë pagesën mujore për 11 mijë fëmijë me nevoja të veçanta

Zëvendës Kryem­i­nistr­ja Albana Koçiu ka viz­itu­ar nga afër ambi­en­tet e reja të spi­tal­it të Peqinit, një inves­tim i Qev­erisë Shqiptare dhe Fon­dit Shqip­tar të Zhvil­lim­it, i cili po trans­for­mo­het në një Qendër Ekse­lence Ter­apeu­tike dhe Reha­bil­ituese për fëmi­jët me aftësi të veçan­ta nga 0 deri në 18 vjeç.

ZëvendësKryem­i­nistr­ja Koçiu u shpreh se fëmi­jët me nevo­ja të veçan­ta, që deri dje udhë­tonin larg për t’u tra­j­tu­ar, do të kenë pranë shtëpisë së tyre një qendër mod­el, me stan­darde europi­ane dhe me një ekip të plotë pro­fe­sion­istësh që puno­jnë së bashku për një qël­lim: mirëqe­nien e fëmi­jës.

“Para­lel­isht me këtë inves­tim, po dyfisho­jmë pagesën mujore për rreth 11 mijë fëmi­jë me nevo­ja të veçan­ta dhe për herë të parë 14 mijë kujdestarë, prindër dhe famil­jarë që i kanë kush­tu­ar jetën kujde­sit të përdit­shëm do t’u nji­hen sig­urimet shoqërore dhe shën­de­të­sore”, sqaron Koçiu.

Ky vendim vjen pas mira­tim­it të Aktit Nor­ma­tiv të mirat­u­ar nga Këshilli i Min­is­trave për bux­hetin 2026 me në fokus më shumë mbështet­je, inves­time dhe zhvil­lim për qyte­tarët.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading