“Me një të rënë të lapsit…”/ Tabaku ironizon Ramën: Pensionistëve u jep 5 mijë lekë, ndërsa 360 milionë euro…

Deputet­ja e Par­tisë Demokratike, Jori­da Tabaku, ka reaguar ndaj bonusit prej 5 mijë lekësh të qev­erisë për pen­sion­istët, duke e cilë­suar atë një lëmoshë sezonale që nuk për­bal­lon dot rrit­jen e kos­tos së jetesës. Në një video të pub­likuar në rrjetet sociale, Tabaku thek­son se pen­sion­istët shqip­tarë mar­rin pen­sionet më të ulë­ta në rajon, ndër­sa për­ballen çdo ditë me çmime që po u afro­hen niveleve të Bashkim­it Europi­an.

“Çfarë vlere ka një bonus prej 5 mijë lekësh kur gjithç­ka është shtren­j­tu­ar? Çmimet në Shqipëri janë sa 90% e mesa­tares së Bashkim­it Europi­an, ndërko­hë që pagat janë vetëm sa 20% e mesa­tares europi­ane”, shpre­het Tabaku.

Ajo sjell si shem­bull çmimet e pro­duk­teve të bul­metit, të cilat, sipas saj, janë 36% më të lar­ta se mesa­tar­ja europi­ane, ndër­sa Shqipëria shpen­zon vetëm 2.9% të Prod­him­it të Brend­shëm Bru­to për shën­de­tës­inë.

Tabaku nën­vi­zon se bonusi për rreth 777 mijë pen­sion­istë i kush­ton bux­hetit afër­sisht 35 mil­ionë euro, një shumë dhjetë herë më e ulët se kos­to­ja e kon­ce­sion­it të rrugës Milot–Balldren, e cila ka arrit­ur në rreth 360 mil­ionë euro.

“Me një të rënë të lap­sit, kon­ce­sioni i Milot–Balldrenit shkon në 360 mil­ionë euro, ndër­sa për 777 mijë pen­sion­istë jepen vetëm 35 mil­ionë euro. Kjo tre­gon qartë se sa vle­jnë pen­sion­istët për këtë qev­eri”, deklaron deputet­ja e PD.

Sipas Tabakut, bonuset e përkohshme nuk mund të zëvendë­so­jnë një poli­tikë seri­oze për rrit­jen e pen­sion­eve dhe garan­timin e një jetese din­ji­toze për të moshuar­it.

“Pen­sion­istët nuk kanë nevo­jë për lëmoshë sezonale, por për pen­sione din­ji­toze. Ndërko­hë që bux­heti i shtetit është kthy­er në stre­hë për ten­dera, kon­ce­sione, fal­je tak­sash dhe abuz­ime me pasur­inë pub­like, për pen­sion­istët mbetet vetëm një bonus prej 5 mijë lekësh”, për­fun­don Tabaku.Jorida Tabaku:

Çfarë vlere ka një bonus prej 5 mijë lekësh, kur gjithç­ka është shtren­j­tu­ar?

Çmimet në Shqipëri janë sa 90% e mesa­tares së Bashkim­it Europi­an, ndërko­hë që pagat janë vetëm sa 20% e mesa­tares së Bashkim­it Europi­an.

Vetëm pro­duk­tet e bul­metit, djathi dhe qumështi, janë 36% më të shtren­j­ta se mesa­tar­ja e Bashkim­it Europi­an.

Shpen­zimet për shën­de­tës­inë janë vetëm 2.9% e Prod­him­it të Brend­shëm Bru­to.

Këto janë të gjitha të dhë­na që tre­go­jnë se 5 mijë lekëshi për 777 mijë pen­sion­istë është thjesht një lëmoshë.

Janë pothua­jse 35 mil­ionë euro, ndërko­hë që, me një të rënë të lap­sit, kon­ce­sioni i rrugës Milot–Balldren ka shkuar në 360 mil­ionë euro, dhjetë herë më shumë.

Kjo tre­gon se sa vle­jnë pen­sion­istët për qev­er­inë shqiptare.

Pen­sion­istët nuk vle­jnë pothua­jse asgjë për këtë qev­eri.

Bonusi sezon­al dhe lëmosha sezonale nuk i ndih­mo­jnë pen­sion­istët të kenë një jetë më din­ji­toze.

Ndërko­hë që bux­heti i shtetit është i mbushur me abuz­ime dhe është kthy­er në stre­hë për kor­rup­sion­in, ten­der­at, kon­ce­sionet, asetet pub­like dhe fal­jet e tak­save, për 777 mijë pen­sion­istë ka vetëm një lëmoshë sezonale prej 5 mijë lekësh.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading