“Kisha frikë se…”/Eleni Foureira rrëfen pse e fshehu origjinën shqiptare!

Këngë­tar­ja me origjinë shqiptare Eleni Foureira ka folur hapur për herë të parë mbi frikën që ndi­ente në fil­limet e kar­ri­erës për të zbu­lu­ar pub­lik­isht origjinën e saj, duke pran­uar se kishte frikë se kjo mund t’i mbyllte dyert në indus­trinë e muzikës në Gre­qi.

Foureira tre­goi se ishte rrit­ur me bind­jen se origji­na e saj shqiptare mund ta pen­gonte të kishte të njëj­tat mundësi si të tjerët.

“Kur rritesh, kjo frikë të futet bren­da. Men­do­ja se nëse thosha se jam nga Shqipëria, nuk do të më jepeshin mundësi të barabar­ta.

Ky ishte realiteti që për­je­to­ja,” u shpreh ajo.

Këngë­tar­ja kuj­toi edhe momentet e vështi­ra që për­je­tonte famil­ja e saj, duke treguar se nëna shpesh qante për komentet dhe paragjykimet që për­ballej vajza e saj.

“Nëna ime më përqa­fonte dhe qante duke më thënë: “Vajza im, çfarë të kanë bërë? Ti nuk ke bërë asgjë””, rrëfeu Foureira.

Ajo shtoi se mbështet­ja e njerëzve pranë saj e ndih­moi të vazh­donte rrugën në muzikë, derisa pub­liku e vlerë­soi për tal­entin dhe jo për origjinën. Gjatë inter­vistës, artist­ja ndau edhe his­tor­inë e njo­hjes me part­ner­in e saj, ish-fut­bol­listin Alber­to Botía.

Ajo tre­goi se e pa për herë të parë rreth dhjetë vite më parë, kur ai, asoko­he pjesë e Olympia­cosit, kishte shkuar në lokalin ku ajo per­for­monte pas një fitore­je të skuadrës.“Kur e pashë, men­do­va:

‘Sa i pashëm është, mos është aktor apo mod­el?’. Nuk e dija fare kush ishte,” tha ajo me humor.

Më pas, Botía i dër­goi një mesazh në Insta­gram, ku e përgë­zonte për per­for­mancën.

Foureira iu përgjigj dhe prej aty nisi his­to­ria e tyre e dashurisë. “Fil­lu­am të flis­nim, dolëm bashkë dhe gjithç­ka nisi natyr­shëm.

Në nën­tor fes­to­jmë 10 vjet bashkë,” zbu­loi këngë­tar­ja. Çifti kanë një djalë, Her­mesin, i lin­dur në shkurt të vitit 2023.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading