Përplasje mes Manjas dhe Ivi Kasos tek “Reforma Zgjedhore”/ Deputeti socialist: Pusho o legen! Mbylle…

Ulsi Man­ja ka debat­u­ar ash­për me Ivi Kason gjatë Komi­sion­it të Posaçëm për Refor­mën Zgjed­hore.

Mëso­het se buri­mi i acarim­it të Ulsi Man­jës ka ard­hur sepse Ivi Kaso ka ndërhyrë tre herë dhe i ka ndër­pre­rë fjalën tek­sa ai po fliste.

Man­ja i ka kërkuar Kasos të ‘mbyll gojën’, ndër­sa i është kthy­er ash­për me fjalën ‘legen’.Pjesë nga debati: Man­ja: Shoh rendin e ditës këtu, seancë dëgji­more.

Tani, që të kthe­het në nor­malitet mbled­h­ja, Prokurori  ka rapor­tu­ar mbi veprim­tar­inë e tij në komi­sion­in përgjegjës javën e kalu­ar. Aty u tra­j­tu­an të gjitha këto gjëra.

Edhe drejtue­si i SPAK-ut do të vijë në datën 3 kor­rik të rapor­to­jë mbi gjend­jen e luftës kundër krim­i­nalitetit. Këtu unë men­doj, zoti Gjiknuri dhe zoti Bylyk­bashi, se i keni thirrur të japin ndon­jë reko­mandim për punën.

“Gjithç­ka është në rreg­ull”, u dëgjua të thuhej në sallë.Manja: Prit ta mbaroj unë. Secili është i lirë këtu.

A ka mundësi, pro­ce­du­ra?

A ka mundësi, zoti Gjiknuri dhe zoti Bylyk­bashi, t’u refer­o­heni sak­të ren­dit të ditës? Do t’ju kërko­ja t’i përm­ba­heni ren­dit të ditës.

Mbylle gojën, o leg­en. Mbylle gojën, se të kam dëgjuar fort. A ka mundësi? Sepse vijmë këtu dhe bëjmë gjyqe.

Gjiknuri: I kemi thirrur këtu për çësht­jet e krimeve zgjed­hore. A doni ta kthe­jmë në një seancë pro­duk­tive, t’i dëgjo­jmë?

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading