Sa vjeç është? Drini Zeqo HABIT moderatorin: Sapo kam mbushur…

Gaze­tari i njo­hur, Dri­ni Zeqo, ka qenë i ftu­ar në emi­sion­in “Live From Tirana” me Ronal­do Sharkën, ku ka folur për jetën e tij per­son­ale dhe pro­fe­sion­ale.

Në një moment gjatë inter­vistës, mod­er­a­tori e pyeti për moshën dhe Dri­ni nuk ngur­roi aspak që t’a tre­gonte.

Zeqo u shpreh se sapo ka mbushur 44 vjeç dhe Shar­ka u habit kur ai zbu­loi moshën.Pjesë nga intervista:Drini, ti sa vjeç je?

Unë jam i ditëlind­jes 1982, sapo kam mbushur 44 vjeç

44? Jo mo jo, vërtetë?

Jo se 44 nuk je i ri, se sot koha ka evolu­ar dhe njerëz­it janë më të mba­j­tur, po e ke gjenetike, e mban veten?

Men­doj se janë pak nga të dyja.

Po pse kaq e çudit­shme, kaq i ri dukem për moshën që kam?Ta them sin­qer­isht, pa asnjë dozë ironie.

Nuk ndjej sikur kam bërë ndon­jë gjë të ekza­g­jeru­ar, të tip­it sfor­co shumë të mad­he, dieta, regjim.

Bën palestër?

Bëj palestër rreg­ull­isht pat­jetër, por mund të them që tele­vizioni ka ndikuar shumë. Do të thuash ti që të gjithë kemi bërë tele­vizion, nuk kemi të njëjtën qas­je me duk­jen.

Po men­doj se është diç­ka e brend­shme, o e ke o nuk e ke këtë kujdesin ndaj vetes të zhvil­lu­ar në këtë for­më. Unë e shi­joj këtë pjesë mirë, për shem­bull ha mirë, kujde­sem që të mos abu­zoj.

Tani të jemi real­istë të gjithë kemi patur ato peri­ud­hat e uljeve dhe ngrit­jeve me shën­detin apo me abuzimet me ushqimin apo ndon­jëherë me alkoolin, të dalët e shpesh­ta që jeta na i kri­jon herë pas here.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading