Lejuan ndërtimet pa leje në Sarandë, ish-kryeinspektori dhe inspektorët e IVMT akuzohen për shpërdorim detyre(EMRAT)

Prokuro­r­ia e Sarandë ka njof­tu­ar masa të reja sig­urie në kuadër të het­imeve për ndër­timet pa leje, ku janë përf­shirë një ofi­cer i Poli­cisë Gjyqë­sore dhe disa ish-zyr­tarë të Inspek­toratit Ven­dor të Mbro­jt­jes së Ter­ri­torit (IVMT).

Të dyshuar­it aku­zo­hen për veprat penale “Shpër­dorim detyre”, “Mos­mar­rje masash për ndër­pre­rjen e gjend­jes së paligjsh­mërisë” dhe “Ndër­tim i paligjshëm”. Në listën e per­son­ave nën het­im përf­shi­hen Eduard Veliu (ish-kryein­spek­tor i IVMT), Rome­lio Kade­na, Ilia Gji­ka, Elvis Memushi (ish-inspek­torë), si dhe Irak­li Koçi­aj, ofi­cer i Poli­cisë Gjyqë­sore në Sarandë.

Gjyka­ta ka ven­do­sur për ofi­cerin e Poli­cisë Gjyqë­sore masat “Pezul­lim nga detyra”, “Ndal­im i dal­jes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqi­tur në poli­ci”.

Ndërko­hë, ish-kryein­spek­tori Eduard Veliu është lënë në “arrest shtëpie”, me mundësi zëvendësi­mi të masës me garan­ci pasurore prej 100 mijë lekësh.Për tre ish-inspek­torët e tjerë të IVMT-së është cak­tu­ar masa “Detyrim për t’u paraqi­tur në Policinë Gjyqësore”.Sipas njof­tim­it të Prokuror­isë së Prokuro­r­ia e Sarandës, hetimet vijo­jnë për të doku­men­tu­ar raste të tjera të mund­shme dhe për të për­cak­tu­ar përgjegjës­inë indi­vid­uale të çdo punon­jësi të përf­shirë, si në policinë ven­dore ash­tu edhe në insti­tu­cionet e tjera përgjegjëse.

Në doku­mentin zyr­tar thek­so­het se pro­ced­i­mi penal po vijon për zbard­hjen e plotë të veprave të dyshuara dhe iden­ti­fikimin e çdo rasti të shkel­jeve në ter­ri­tor.

“Në vijim të het­imeve mbi pro­ced­imin penal nr.304 të vitit 2026 të Prokuror­isë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm, Sarandë, ndaj ofi­cer­it të poli­cisë gjyqë­sore, ish-kryein­spek­torit dhe ish-inspek­torët e Inspek­toratit Ven­dor të Mbro­jt­jes së Ter­ri­torit (IVMT), të akuzuar për veprat penale “Shpër­dori­mi i detyrës”, “Mos­mar­r­ja e masave për ndër­pre­rjen e gjend­jes së paligjsh­mërisë” kry­er më shumë se një herë dhe në bashkëpunim dhe “Ndër­ti­mi i paligjshëm’, parashikuar nga neni 248, 251, 25 dhe 50/h, si dhe 199/a/4 i K.Penal, u dhanë masat e reja të sig­urim­it.

Nga ana e Prokuror­isë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm Sarandë u paraqit kërkesë për ver­i­fikimin e kushteve dhe kritereve të cak­tim­it të masës së sig­urim­it dhe vijimin e masës së sig­urim­it ‘arrest në burg’.

Në vijim për këta shte­tas u ven­dos:– Cak­timin ndaj per­son­it nën het­im I.K, Ofi­cer i Poli­cisë Gjyqë­sore në Komis­ari­atin e Poli­cisë Sarandë, të masave të sig­urim­it “Pezul­li­mi i ushtrim­it të një detyre a shër­bi­mi pub­lik” parashikuar nga neni 242 i Kodit të Pro­ce­durës Penale, “Ndal­i­mi i dal­jes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr. Penale dhe “Detyri­mi për t’u paraqi­tur në policinë gjyqë­sore”;

– Cak­timin si masë sig­uri­mi per­son­ale shtrënguese ndaj per­son­it nën het­im E.V, me detyrë ish-Kryein­spek­tor i IVMT Bashkia Sarandë, ‘Arrest në shtëpi’ parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, duke u detyru­ar per­son­it nën het­im E.V. të qën­dro­jë dhe të mos largo­het nga bane­sa e tij.Caktimin si masë sig­uri­mi alternal­tive e masës “Arrest në shtëpi”, masën e sig­urim­it “Garan­cia pasurore” parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale, në shumën 100’000 (njëqind mijë) Lekë”;

– Cak­timin si masë sig­uri­mi per­son­ale shtrënguese ndaj per­son­it nën het­im R.K. me detyrë ish-inspek­tor i IVMT Bashkia Sarandë të “Detyri­mi për t’u paraqi­tur në policinë gjyqë­sore, parashikuar nga neni 234 i K.Pr. Penale;

– Cak­timin si masë sig­uri­mi per­son­ale shtrënguese ndaj per­son­it nën het­im I.Gj, me detyrë ish-inspek­tor i IVMT Bashkia Sarandë; të “Detyri­mi për t’u paraqi­tur në policinë gjyqë­sore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr. Penale; dhe

– Cak­timin si masë sig­uri­mi per­son­ale shtrënguese ndaj per­son­it nën het­im E.M, me detyrë ish-inspek­tor i IVMT Bashkia Sarandë të “Detyri­mi për t’u paraqi­tur në policinë gjyqë­sore, parashikuar nga neni 234 i K.Pr. Penale.

Prokuro­r­ia pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm Sarandë vijon hetimet për iden­ti­fikimin e çdo rasti, doku­men­timin e plotë të fak­tit penal dhe indi­vid­u­al­iz­imin e përgjegjë­sisë të çdo punon­jësi të Komisa­tri­atit të Poli­cisë Sarandë por dhe çdo insti­tu­cioni tjetër përgjegjës”, shkru­an Prokuro­r­ia.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading