Ambasada e SHBA, mesazh qytetarëve amerikanë në Tiranë: Shmangni pjesëmarrjen në protestë, vendosni në prioritet sigurinë tuaj personale

Ambasa­da e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka pub­likuar një njof­tim sig­urie për qyte­tarët amerikanë në Shqipëri, në lid­hje me prote­s­tat që po vijo­jnë çdo natë para Kryem­i­nistrisë.

Sipas deklaratës, edhe pse tubimet shpesh nisin në mënyrë paqë­sore, ato mund të për­shkallë­zo­hen dhe të shtri­hen në zona të tjera, përf­shirë insti­tu­cione shtetërore.

Po ash­tu, pritet prani e shtu­ar e poli­cisë, bllokime rrugësh, devi­jime trafiku dhe kufiz­ime lëviz­je­je gjatë zhvil­lim­it të protes­tave.

Ambasa­da u bën thirrje qyte­tarëve amerikanë që të shman­gin demon­stratat, të jenë të kujdesshëm dhe të mba­jnë gjith­monë një plan emergjence në rast për­shkallëz­i­mi të sit­u­atës.

Në udhëzimet e saj, për­faqësia diplo­matike reko­man­don gjithash­tu mon­i­torim­in e medi­ave lokale, shmang­ien e shpërqen­drimeve në pub­lik dhe rua­jt­jen e një pro­fili të ulët gjatë lëviz­jeve në zonat ku zhvil­lo­hen tubime.

Njof­ti­mi vjen në një kohë kur prote­s­tat në Tiranë vijo­jnë prej disa ditësh dhe autoritetet kanë shtu­ar masat e sig­urisë për­reth insti­tu­cion­eve krye­sore shtetërore.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading