Kongresmeni amerikan propozon ligjin: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë Rama me drogën

Kon­gres­meni amerikan propo­zon ligjin: SHBA të het­o­jë lid­hjet e qev­erisë Rama me drogën

Kon­gres­meni amerikan Joe Wil­son ka propozuar një ligj i cili kërkon het­im nga ana e struk­tu­rave të intelig­jencës amerikane, mbi lid­hjet dhe lehtësimin që qev­e­ria Rama i ka bërë trafikut ndërkom­bë­tar të kokainës.

Nëpër­m­jet një amen­da­men­ti të depoz­i­tu­ar dy javë më parë në Kon­gresin Amerikan Wil­son ka kërkuar vënien në lëviz­je të agjen­cive ligjz­bat­uese, ndër­sa propoz­i­mi i tij ka kalu­ar tash­më komi­sion­in e rreg­ul­loreve dhe komi­sion­in e lig­jeve në SHBA, pritet mira­ti­mi i ligjit në seancë plenare në Kon­gres.

“Jo më vonë se 180 ditë nga data e hyr­jes në fuqi të këtij ligji, Sekre­tari i Shtetit në koor­dinim me drej­torin e Intelig­jencës Kom­bëtare, do tu paraqesë komiteteve përkatëse të Kon­gre­sit një raport të klasi­fikuar, të për­gat­i­tur në për­puth­je me mbro­jt­jen e burimeve dhe meto­dave të intelig­jencës i cili shqyr­ton:
-shkallën e narko­trafikut në Shqipëri
-rolin e qev­erisë së Shqipërisë në lehtësimin ose mundësimin e këtij narko­trafiku”, – shkru­an amen­da­men­ti.

Joe Wil­son është anë­tar i Komi­sion­it të Jashtëm dhe anë­tar i Komi­sion­it të Sig­urisë dhe Arma­timeve në Kon­gresin Amerikan. Së bashku me Robert Ader­holt ai është bashkëkryetar i Dhomës së Miqë­sisë Shqipëri-SHBA, në Dhomën e Për­faqë­suesëve.

Zoti Wil­son është anë­tar i kupolës së Mëng­je­sit të Lut­jeve në SHBA, njëherësh një nga mbështetësit më energjikë të anë­tarësim­it të Kosovës në NATO

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading