Dhuna policore ndaj protestuesve/ Strategjisti izraelit del kundër Ramës: Më kujton Maidan në 2014, në Ukrainë

Strategjisti izraelit David Zaikin ka komentuar përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit pranë Parlamentit.
Në postimin e tij, Zaikin e krahasoi situatën me ngjarjet e Maidanit në Ukrainë në vitin 2014, duke theksuar se përdorimi i forcës ndaj protestuesve nuk solli stabilitet për qeverinë e atëhershme ukrainase.
“Më kujtohet Maidan në vitin 2014 në Ukrainë. Forca kundër protestuesve nuk ia riktheu kontrollin Yanukovych-it.
Ajo shënoi fillimin e fundit të tij. Udhëheqja e Tiranës duhet ta studiojë me kujdes këtë sekuencë”, shkroi Zaikin në platformën X.
