Shpenzimet e familjeve shqiptare u rritën më shumë se të ardhurat

Shpen­zimet e famil­jeve shqiptare po rriten me ritme më të shpe­j­ta se të ard­hu­rat, ndër­sa gjith­n­jë e më shumë qyte­tarë shpre­hin shqetësim për aftës­inë për të për­bal­lu­ar detyrimet finan­cia­re në mua­jt e ardhshëm.

Ky është për­fundi­mi krye­sor i vro­j­tim­it më të fun­dit të Bankës së Shqipërisë mbi gjend­jen finan­cia­re dhe hua­mar­rjen e famil­jeve për gjashtë­mu­jorin e dytë të vitit 2025.

Rapor­ti tre­gon se, megjithëse të ard­hu­rat e famil­jeve kanë vijuar të rriten në ter­ma vje­torë, rit­mi i rrit­jes së shpen­z­imeve ka qenë edhe më i lartë, duke shtu­ar pre­sion­in mbi bux­hetet famil­jare.

Në të njëjtën kohë, num­ri i të punë­suarve ka pësuar rënie, krye­sisht në sek­torin pri­vat dhe te të vetëpunë­suar­it, ndër­sa rrit­je është regjistru­ar vetëm në sek­torin shtetëror.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 17% e famil­jeve deklaro­jnë se kanë të pak­tën një hua aktive. Edhe pse kjo përqind­je mbetet rel­a­tivisht e qën­drueshme, struk­tu­ra e hua­mar­rjes ka ndryshuar.

Pje­sa më e mad­he e kre­dive për­doret për bler­je ose riparim banese, zhvil­lim biz­ne­si dhe kon­sum, ndër­sa është rrit­ur pesha e financim­it nga burime jofor­male, si huatë nga per­sona fizikë.

Një tjetër sin­jal që ngre shqetësime është rrit­ja e bar­rës së kre­disë mbi të ard­hu­rat. Rreth 22% e famil­jeve hua­mar­rëse deklaro­jnë se kësti i huasë u merr mbi 30% të të ard­hu­rave mujore, niv­el më i lartë se një vit më parë.

Ndërko­hë, bal­an­ca e përgjig­jeve tre­gon se gjith­n­jë e më shumë famil­je rapor­to­jnë përke­qësim të aftë­sisë së tyre paguese, ndër­sa prit­shmëritë për gjashtë­mu­jorin e parë të vitit 2026 mbeten të kujdesshme.

Megjithatë, rapor­ti evi­den­ton edhe disa tregues poz­i­tivë. Rreth 93% e famil­jeve shqiptare deklaro­jnë se zotëro­jnë të pak­tën një pronë të palu­a­jt­shme, krye­sisht banesë, ndër­sa depoz­i­tat dhe llog­a­r­itë bankare vazh­do­jnë të jenë for­ma krye­sore e kur­simeve finan­cia­re.

Ban­ka e Shqipërisë vëren gjithash­tu se intere­si për të mar­rë kre­di të re pritet të rritet lehtë­sisht gjatë gjys­mës së parë të vitit 2026.

Rreth 37% e famil­jeve nuk e për­jash­to­jnë mundës­inë e hua­mar­rjes, çka sin­jal­i­zon një rig­jal­lërim mod­est të kërkesës për financim, megjithëse shu­mi­ca e qyte­tarëve mbeten të rez­ervuar për shkak të pasig­urisë mbi aftës­inë e tyre paguese.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading