Mijëra përgjime, Robert Papa tregon si FBI i ka qepur dosjen Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij

Gaze­tari i njo­hur në SHBA Robert Papa deklaron se FBI ka nën mbikëqyr­je Edi Ramën dhe bashkëpunë­torët e tij, duke për­men­dur deputetin social­ist Taulant Bal­lën dhe bashkëshort­en e kryem­i­nistrit, e cila sipas tij është mba­j­tur dy orë, ash­tu siç është mba­j­tur edhe Rama një orë në aero­port tre vjet më parë.

Papa pre­tendon se çdo ditë dalin mijëra dos­je përgjimesh për mil­iar­da dol­larë të kapu­ra në Zvicër e Dubai dhe se lib­ri “Alban­ian files” ka si qël­lim dërgimin e kryem­i­nistrit në burg. Papa shpre­het se Rama ka futur njerëz nga Ban­ka e Shqipërisë te SPAK për të ndalu­ar infor­ma­cionet mbi kap­jen e mil­iar­dave, ndër­sa shton se çdo muaj një prokuror i SPAK-ut ndod­het në Shtetet e Bashkuara. Papa e aku­zon Ramën se ka ngrit­ur një shtet mafioz me trafikan­të, duke cen­uar sig­ur­inë kom­bëtare amerikane dhe duke shkak­tu­ar vdek­jen e mijëra fëmi­jëve europi­anë nga kokaina e gru­peve të tij.

Pjesë nga anal­iza e Robert Papës në Fokus Tv

“Mbur­resh e thua se kam 800,000 vota! Ramiz Alia kishte 2 mil­ionë vota dhe iku për tre ditë. Ore, Trump kishte 74 mil­ionë vota dhe nuk i ka më. Ti nuk ke as 200,000 vota sepse ty të kanë dalë kundër bren­da asaj që ti e quan Par­tia Social­iste, por që e ke shkatër­ru­ar. Është koha që vetë social­istët të të tërhe­qin zvar­rë me 10 vezë.

Imagji­no kur të jenë mbi 100,000 vetë. Më 11 kor­rik do të ketë lumë shqip­tarësh e amerikanësh për­para OKB-së, do të shko­jnë edhe në Uash­ing­ton, edhe në Depar­ta­mentin Amerikan të Shtetit për të kërkuar ndih­më nga e djath­ta amerikane, të cilën ti kuj­tove se e bleve me “tralalanë” e Trumpit, Ivankën.

Shqip­tarët janë ngrit­ur për të hequr kancerin e shoqërisë që quhet Edi Rama, por janë çuar edhe për kushtin mediokër dhe për “tralalanë” e Trumpit, një pjesë edhe kundër Berishës. Pra, ky brez i ri hyjnor është kundër estab­lish­men­tit dhe ndërko­hë që ti i jep pro­va krim­i­nale me atë “Alban­ian files”, ku ti paske kërkuar të ndër­tosh oaze që të futesh në Shqipëri.

Është idiotësi poli­tike që në këtë çast, kur e gjithë bota e qytetëru­ar është kundër një krim­ineli, polakut Netan­jahu, shqip­tarët nuk kanë asnjë hua e asnjë borxh.Ne jemi vend i NATO‑s, por ti nuk ke plotë­suar as 2%-shin; tani është bërë 5%. Ndaj mund të mar­rin ish-drej­torin e spi­tal­it ushtarak që është pres­i­dent në Ankara. Vazh­don me idiotësitë që agjen­tu­rat e hua­ja, ndërko­hë që është shkarkuar zëvendësam­basadori i Izraelit në Tiranë, i cili kishte futur tur­in­jtë duke kër­cënuar e kon­trol­lu­ar në botën dix­hitale, por ajo rini e bukur e zbythi.

Ti ke mar­rë Endri Fugën, njeri­un që të lidh me Sorosin, i cili është vetë i gro­po­sur. Sepse të gjithë e dinë që kur vije këtu, val­ix­hen me dol­larë kesh e mbante Ahmetaj dhe bllokun e page­save e kishte Fuga.

FBI ka kohë që i ka nën mbikëqyr­je njerëz­it e tu, që nga Taulant Bal­la e deri te bashkëshort­ja jote që e mba­jtën dy orë, siç të mba­jtën ty për­para tre vjetësh një orë në aero­port.

Çdo ditë dalin me qin­dra mijë “files” përgjimesh: 2 mil­iardë të kapu­ra në Zvicër, 4 në Dubai, pa har­ru­ar mil­iona dol­larë të tjera. Ti ke futur njeri­un tënd nga Ban­ka e Shqipërisë te SPAK për të ndalu­ar infor­ma­cionet e kap­jes së mil­iar­dave, por nuk e ndalon dot.

Ju kam thënë që çdo muaj një prokuror i SPAK-ut është këtu. Ide­ja për një qev­eri tranz­i­tore ku thuhet që Dumani do të ishte zgjed­h­ja më e mirë është një tjetër kam­banë alar­mi për ty.

Ai libër “Alban­ian files” është thjesht për të të futur ty në burg, sepse ti në burg do të shkosh. Do të jesh më keq se ajo qelia e Ahmeta­jt.

Ajo të ka trem­bur sepse ti ven­dose të bëje një shtet mafioz me trafikan­të, cen­ove sig­ur­inë kom­bëtare amerikane dhe shkak­tove vdek­jen e mijëra fëmi­jëve europi­anë nga kokaina e gru­peve të tua.”

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading