Kreu i SPAK raporton te ‘Ligjet’/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet Klodian Braho

Drejtue­si i SPAK-ut, Klod­jan Bra­ho, është pyetur gjatë Komi­sion­it për Çësht­jet Ligjore dhe Admin­is­tratën Civile edhe për çësht­jen e ’21 Janarit’.

Pas pyet­jes së deputetit social­ist Ermal Pacaj, Bra­ho është shpre­hur se kjo është një çësht­je e ndjeshme, duke sqaru­ar se ajo është ende nën het­im dhe se nuk mund të japë komente të mëte­jshme.

“Është një çësht­je konkrete dhe e ndjeshme. Është një çësht­je nën het­im dhe hetimet vazh­do­jnë.

Nuk kam koment tjetër për këtë çësht­je

.Unë e kup­toj edhe pjesën e për­faqë­suesve ligjorë apo trashëgim­tarëve. E kup­toj ndjesh­mërinë e rastit. Nuk e zgjid­him dot këtu këtë çësht­je.

Nëse palët kanë pre­tendime, duhet t’i drej­to­hen Prokuror­isë së Posaçme dhe të mar­rin përgjig­je, siç e parashikon Kodi i Pro­ce­durës Penale”, u shpreh Bra­ho.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading