Avokati Plarent Ndreca futet në GJJKO, klienti i tij Erion Veliaj shmang SPAK-un në gjyq

Eri­on Veli­a­jt nuk i shër­ben as qelia si dhomë reflek­ti­mi, por vijon me manovrat e tij duke shman­gur për­ball­jen me akuzat e rën­da për kor­rup­sion dhe pastrim parash në GJKKO, ku ka ven­do­sur të mos jetë në asnjë seancë fizik­isht, por zgjedh të për­faqë­so­het përmes avokatit të tij, Plar­ent Ndreca

Ky i fun­dit ka mbër­rit­ur në GJKKO për gjyqin ndaj kli­en­tit të tij.Ditën e sotme është plan­i­fikuar sean­ca e rad­hës në Gjykatën e Posaçme kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar ndaj krye­bashki­akut të arrestu­ar me 13 akuza për 5 vepra të rën­da penale, Eri­on Veli­a­jt.

Prej rreth një viti, krye­bashki­aku mbi të cilin rën­do­jnë 13 akuza të rën­da, vazh­don me sagën e zvar­rit­jeve të pro­ce­seve gjyqë­sore duke për­dorur strategji të ndryshme duke nisur nga sëmund­jet, aksi­den­tet, dos­jet, kafazi i xhamit etj., pasi ka frikë të për­bal­let me fak­tet dhe provat ndaj dhe shmang drejtës­inë e vonon pro­cesin.

Strategjia e mbro­jt­jes së Veli­a­jt ka qenë e larmishme dhe sis­tem­atike me ske­ma dhe ske­narë që nuk ndalen, por në fakt ato tre­go­jnë se zvar­rit­ja e pro­ce­sit është një strategji, ndosh­ta dhe frikë, pasi Veli­aj dhe avokatët e dinë mirë çfarë provash kanë në dos­je.

9 akuza për kor­rup­sion, shpër­dorim detyre, pastrim i pro­duk­teve të veprës penale, fshe­hje e pasurisë, fut­ja e sendeve të ndalu­ara në qeli, janë akuzat që rën­do­jnë ndaj Veli­a­jt.

Mbi 60 mijë faqe me fak­te dhe pro­va janë dër­guar në gjykatë, me të cilat qartë­sisht nga ske­mat dhe ske­narët që për­dor Eri­on Veli­aj ka frikë të për­bal­let.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading