Qeveria “hedh” draftin për konsultim/ Strategjia për Diasporën, lehtësi fiskale dhe sportel i vetëm për investitorët

Qev­e­ria ka hed­hur për kon­sul­tim pub­lik Strategjinë Kom­bëtare për Dias­porën 2026–2030, një doku­ment që syn­on forcimin e lid­hjeve me shqip­tarët që jeto­jnë jashtë ven­dit dhe rrit­jen e rolit të tyre në zhvil­lim­in ekonomik, social dhe insti­tu­cional të ven­dit.

Strategjia e kon­sideron dias­porën një part­ner strategjik, duke synuar që kon­tribu­ti i saj të mos kufi­zo­het vetëm te remi­tan­cat, por të shtri­het edhe në inves­time, sipër­mar­rje, trans­fer­im njo­hur­ish dhe eksper­tize, si dhe pjesë­mar­rje më të gjerë në jetën pub­like.

Një nga shtyl­lat krye­sore të doku­men­tit është kri­ji­mi i një mje­disi më të favor­shëm për inves­timet e dias­porës, përmes lehtë­sive fiskale, part­ner­iteteve pub­lik-pri­vat dhe mekaniz­mave të rinj mbështetës.Sipas plan­it të veprim­it, Min­is­tria e Finan­cave, në bashkëpunim me Min­istrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe insti­tu­cionet e tjera përgjegjëse, do të har­to­jë një paketë fiskale të dedikuar për dias­porën, e cila do të përf­shi­jë ulje tati­more dhe stimuj për inves­timet në sek­torët pri­or­i­tarë të ekonomisë.

Për inves­timet në sek­torë strategjikë parashiko­het edhe apliki­mi i nor­mave pref­er­en­ciale të tatim­it mbi fitimin.

Doku­men­ti parashikon gjithash­tu ngrit­jen e një “one-stop-shop”, ose sporteli të vetëm për investi­torët e dias­porës, ku ata do të mar­rin infor­ma­cion dhe asis­tencë për regjistrim­in e biz­ne­sit, aplikimin për leje e licen­sa, pro­ce­du­rat fiskale dhe shër­bime të tjera admin­is­tra­tive.

Në fokus të strategjisë është edhe nxit­ja e sipër­mar­rjes dhe ino­va­cionit, përmes ske­mave të granteve për start­up-et e kri­juara nga dias­po­ra, si dhe mbështet­jes për inku­ba­torët dhe aksel­er­a­torët e biz­ne­sit.

Doku­men­ti syn­on gjithash­tu të for­co­jë bashkëpunimin mes insti­tu­cion­eve pub­like, uni­ver­siteteve, sek­torit pri­vat dhe orga­ni­zatave të dias­porës për trans­fer­im­in e njo­hurive, teknologjisë dhe eksper­tizës pro­fe­sion­ale.

Një tjetër ele­ment i rëndë­sishëm është kri­ji­mi dhe përditësi­mi i Regjistrit të Dias­porës, si dhe ngrit­ja e data­bazave të pro­fe­sion­istëve, sipër­mar­rësve dhe orga­ni­zatave shqiptare jashtë ven­dit, me syn­im ndër­timin e një rrjeti të struk­tu­ru­ar bashkëpuni­mi me insti­tu­cionet shtetërore.

Për zba­timin e Plan­it të Veprim­it 2026–2028 është parashikuar një fond prej rreth 1,853 mil­iardë lekësh, ose 19,3 mil­ionë euro, financim që do të mbu­lo­het nga bux­heti i shtetit, part­nerët ndërkom­bë­tarë dhe burime të tjera finan­cia­re.

Zba­ti­mi i strategjisë do të mon­i­toro­het përmes treguesve të per­for­mancës dhe raporteve peri­odike të insti­tu­cion­eve përgjegjëse.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading