Dhuna ndaj adoleshentes në Fier/ “Hajde sqarohemi”, fqinja tregon si ndodhi sherri: E ndaluan në rrugë, vajza ka…

“Hajde se do sqaro­he­mi”, kësh­tu ka nisur sher­ri mes adolesh­en­teve në Fier, ku një 17 vjeçare është dhunuar nga tre bashkë­moshatare.

Në një prononcim, për Top Chan­nel, gjyqi i vajzës të dhunuar është shpre­hur se nuk ka pasur dijeni për ngjar­jen dhe e ka mësuar nga TV“Unë dje e kam mar­rë vesh. Nuk më thotë gjë njeri. Vajza e ka lënë shkol­lën, e çojnë në kurs për parukiere.

Nuk di kur ka ndod­hur ngjar­ja. Kush tre­gon?! Jam tron­di­tur. E mora vesh nga TV. Nuk di nëse e kanë denon­cuar. Vajza është në Fier me të ëmën.”, dësh­moi gjyshi.Ndërsa fqin­ja e 17-vjeçares ka rrë­fy­er deta­je mbi ngjar­jes.

Ajo tre­gon për kor­re­spo­dentin Ner­i­tan Tri­foni se pas dhunës vajza ka rënë në depre­sion dhe trem­bet shpe­jt sapo dëgjon zhurma.“Ajo vajti në kurs për paruk­eri. Në kthim i kishin dalë vajzat para dhe i kishin thënë “hajde se kemi një sqarim”.

“Hajde sqaro­he­mi këtu”, u ka thënë vajza. E kanë mar­rë dhe e kanë çuar në një shtëpi.Erdhi në shtëpi çupa, nuk tre­goi. E ëma i tha ‘pse je bërë kësh­tu?” Vajza kishte thënë që ishte sëmurë dhe bëri serum. Më pas tre­goi, shkuan prindërit bënë denoncim në poli­ci. Kanë shkuar 2–3 herë. 

Poli­cia ka thënë që çësht­jen e ka Prokuro­r­ia. Pret kjo për 1 muaj, ka ndod­hur që më datë 8, data 8 është nesër.U tron­di­ta shumë nga ngjar­ja. Ta kisha unë fëmi­jë…. nuk e di.

Çupa ka mar­rë tmerr. Një javë ka qenë në spi­tal në psiki­a­tri. Nga dhu­na ka kalu­ar në depre­sion”, u shpreh fqin­ja e vajës së dhunuar.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading