Kryeministri Rama niset drejt Turqisë, merr pjesë në samitin e NATO‑s

Kryem­i­nistri Edi Rama do të udhë­to­jë sot drejt Ankarasë për të mar­rë pjesë në Samitin e NATO‑s, i cili do të zhvil­lo­het për dy ditë rad­hazi (7 dhe 8 kor­rik).

Sipas medi­ave turke, pres­i­den­ti Recep Tayyip Erdoğan do të zhvil­lo­jë takime dypalëshe me 32 krerë shtetesh dhe qev­er­ish, mes tyre edhe me kryem­i­nistrin shqip­tar Edi Rama.

Ndërko­hë në kuadër të sami­tit, Erdoğan pritet të tako­het me pres­i­dentin e SHBA-së, Don­ald Trump, pres­i­dentin francez Emmanuel Macron, kance­lar­in gjer­man Friedrich Merz, kryem­i­nistrin e dorëhe­qur bri­tanik Keir Starmer, kryem­i­nistren ital­iane Gior­gia Mel­oni, kryem­i­nistrin kanadez Mark Car­ney, sekre­tarin e përgjithshëm të NATO‑s, Mark Rutte, pres­i­dentin e Këshillit Evropi­an, Anto­nio Cos­ta, Pres­i­dentin fin­lan­dez Alexan­der Stubb, Pres­i­dentin sllo­vak Peter Pel­le­gri­ni, Kryem­i­nistrin bull­gar Rumen Radev, si dhe Kryem­i­nistrin malazez Milo­jko Spa­jic.

Sipas agjendës, një nga takimet më të rëndë­sishme do të jetë ai kokë më kokë mes Erdoğan­it dhe pres­i­den­tit amerikan Don­ald Trump, i cili do të paso­het nga një kon­fer­encë e për­bashkët për shtyp.

Mbrëm­jen e sotme (7 kor­rik), pres­i­den­ti turk dhe bashkëshort­ja e tij, Emine Erdoğan, do të shtro­jnë një darkë zyrtare për krerët e shteteve dhe qev­erive pjesë­mar­rëse, ndër­sa më 8 kor­rik lid­erët do të zhvil­lo­jnë seancën plenare të sami­tit pas fotos tradi­cionale famil­jare.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading