Dosja e ish- zëvendëses së Ramës, Korreshi: Të gjithë janë me sy e vesh tek çështja Balluku…

Një sit­u­atë tejet e ten­sionuar po vlon në pra­paske­nat e poli­tikës shqiptare, e nxi­tur nga zhvil­limet e fun­dit rreth het­imeve të insti­tu­cion­eve të drejtë­sisë. Çësht­ja e shumëpër­folur e zyr­tarëve të lartë dhe agjen­cive shtetërore është kthy­er në një rebus të vërtetë, ku kon­fir­mimet dhe mohimet pub­like mungo­jnë, duke lënë hapësirë për dyshime të for­ta mbi fshe­hjen e ngjar­jeve reale nga ana e mazho­rancës.

Në një inter­vistë tele­vizive, deputeti i PD Saimir Kor­reshi tha se pre­sioni i shtu­ar nga prote­s­tat masive ka detyru­ar instan­cat e lar­ta të kërko­jnë me çdo kusht bllokimin e dos­jeve përvëluese. Kjo për­p­jek­je për të fitu­ar kohë dhe për të shman­gur për­ball­jen me drejtës­inë gjatë kësaj peri­ud­he të nxe­htë poli­tike, lex­o­het si një tak­tikë e dësh­përu­ar nga rad­hët e qeverisë.Alarmi për kor­rup­sion­in nuk është më një çësht­je e izolu­ar bren­da kufi­jve, pasi ka mbër­rit­ur deri në tryezat e Par­la­men­tit Evropi­an.

Gjatë takimeve të komitetit për sta­bi­liz­im-asoci­im, thek­so­het se skan­dalet e fun­dit me ten­derë dhe zyr­tarë të lartë pritet të jenë krye­f­jala e bised­imeve, tha Kor­reshi gjatë bisedës me Flavio Qarrin.Përfaqësuesit ndërkom­bë­tarë kanë lënë të kup­to­het qartë se dos­jet e bujshme nuk mund të jenë sub­jekt i asnjë negoci­mi, duke e kthy­er këtë sit­u­atë në një “patate të nxe­htë” që po shkak­ton panik në pushtet.E gjithë vëmend­ja pub­like është kthy­er nga hap­at e rad­hës që do të ndër­mar­rë Prokuro­r­ia e Posaçme.

Çdo vonesë për të vepru­ar apo ten­ta­tivë për ta manip­u­lu­ar këtë sit­u­atë mund të ketë paso­ja shkatër­ruese për besuesh­mërinë e shtetit. Ditët e ardhshme kon­sidero­hen vendimtare, tek­sa sytë dhe veshët e ndërkom­bë­tarëve mbeten të drej­tu­ar te drejtësia shqiptare dhe te zhvil­limet më të fun­dit me përf­shir­jen e zyr­tarëve të lartë shtetërorë.

Saimir Kor­reshi: Prej dy javësh ka zier ky kazani i pjesës që pritet tani pritet pas­taj. Nuk dihet ndosh­ta arrit­ja e inten­si­fikim­it të protestës, mar­r­ja e një mase të mad­he volu­moze me njerëz ka bërë që të ketë frikë kryem­i­nistri me gjithë entu­razhin në mënyrë që ndosh­ta ka pasur një kërkesë që të blloko­het kjo pjesë sepse nuk shp­je­go­het ndryshe.

Megjithatë domethënë duke parë dhe evolvimin e sit­u­atës jo vetëm ne që e din­im, përveç kësaj unë men­doj që do të bënte çdo njeri si punë e atij, do të bënte të pamundurën, ta bënte të mundur që të mba­jnë letra që mos vijnë në këtë peri­ud­hë të nxe­htë.

Dua të them që këto dy ditë do të jetë komiteti për sta­bi­liz­im-asoci­im ndër­par­la­men­tar pra bashkë me par­la­mentin evropi­an, ku tem­at e ditës do të jenë pikër­isht Bal­luku dhe AKSHI, kësh­tu që edhe në par­la­mentin evropi­an men­doj dhe gjykoj që tema do të jetë përveçse fokusi mbi protestën, por do të jetë temë krye­sore do të jetë dhe kor­rup­sioni qever­i­tar, i cili është bërë alar­mant dhe e kemi parë se çfarë po ndodh si në par­la­mentin evropi­an, ku edhe pse kanë ngrënë drekë me kryem­i­nistrin, keni dëgjuar që për sa i për­ket Bal­lukut thonë që nuk nego­cio­het.

Pra është një temë e nxe­htë, një patate e nxe­htë që po mba­het fort në duart e qev­erisë por që po i djeg tre katër shtre­sa lëkurë nga nxe­htësia e mad­he në të cilën ndod­het sit­u­a­ta.

Kësh­tu që besoj se në ditët në vijim do të kemi, pavarë­sisht datës 16 nëse rik­the­he­mi apo jo në detyrë, pas­taj kjo do të ishte domethënë është me u tall me njerëz­it dhe me bërë qesharake me e kthye atë trag­jed­inë, me e kthy­er në kome­di, domethënë në përçmim, nuk di çfarë mund të ndod­hi, por them që është shumë e rrezik­shme loja në të cilën po luhet këto momente.

Uroj shumë që të ketë një përgjegjsh­mëri nga SPAK për nxitimin e sit­u­atës dhe temën e nxe­htë pub­like në të cilën ndod­het kur është një e gjithë, jo vetëm Shqipëria, por të gjithë, po dhe ndërkom­bë­tar­isht të gjitha mar­rëd­hëni­et që ka Shqipëria, që i ka sytë dhe veshët se çfarë po ndodh me çësht­jen Bal­luku, pa har­ru­ar atë të AKSHI‑t.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading