EMRI/ Largohet nga detyra Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit

Është larguar me dorëhe­q­je sekre­tari i Përgjithshëm i Min­istrisë së Arsim­it, Erzen Tola.

Vendi­mi ka ard­hur pas reko­mandim­it të Kon­trol­lit të Lartë të Shtetit.Para dorëhe­q­jes Tola ka pasur një pushtet abso­lut jo vetëm mbi admin­is­tratën në varësi të tij, por edhe ndaj eprorëve më të lartë, deri tek drejtue­sit e 11 Uni­ver­siteteve në Shqipëri.Tola është punë­suar fil­lim­isht nga Oger­ta Man­a­s­tir­liu, dhe më tej, ajo aktu­al­ja Mirela Kum­baro.

Të dy min­istret kanë refuzuar me for­cë për të zbat­u­ar reko­mandimet e Kon­trol­lit të Lartë të Shtetit (KLSH) për shkarkimin e tij nga detyra.Në dy raporte të një­pas­njëshëm, auditue­sit shtetërore kanë iden­ti­fikuar shkel­je të rën­da në veprim­tar­inë e Tola­jt, të tilla që mund të shoqëro­hen vetëm me largimin nga detyra e lartë.

Në zyrën e min­istres Kum­baro është dorëzuar së fund­mi një raport, në të cilin kon­sta­to­het se Erzen Tola, “në cilës­inë e nëpunësit civ­il më të lartë…nuk ka ndjekur në mënyrë të plotë zba­timin e vendimeve të Gjykatës së Lartë për rastin e punon­jësve të larguar nga detyra, si edhe nuk ka sig­u­ru­ar kon­troll efek­tiv mbi shpen­zimet e kar­bu­ran­it”, veprime që kanë sjel­lë paso­ja dhje­tra mil­ionë lekë dëm në bux­hetin insti­tu­cional.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading