Nis gjyqi për Erion Veliajn, Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit pas lindjes së fëmijës

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme pro­ce­si gjyqë­sor ndaj krye­bashki­akut të arrestu­ar të Tiranës, Eri­on Veli­aj, dhe të pan­de­hurve të tjerë në dosje.Veliaj nuk është i pran­ishëm në seancë dhe për­faqë­so­het nga avokati i tij.

Gjatë seancës, përmes mbro­jtësit ligjor, Ajo­la Xoxa i ka kërkuar gjykatës shtyr­jen e çësht­jes dhe pezul­lim­in e shqyr­tim­it gjyqë­sor deri në për­fundimin e peri­ud­hës së për­cak­tu­ar në një raport mjekë­sor që ka paraqi­tur, pas lind­jes së fëmi­jës.

Sipas kërkesës së depoz­i­tu­ar në gjykatë, Xoxa argu­men­ton se dësh­i­ron të jetë per­son­al­isht e pran­ishme në pro­ces për të garan­tu­ar një mbro­jt­je efek­tive dhe nuk autor­i­zon avokatët që ta për­faqë­so­jnë në mungesë.

Gjyka­ta pritet të shqyr­to­jë kërkesën dhe të ven­dosë mbi vijimin e pro­ce­sit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading