news

Aurela Gaçe flet e përlotur në homazhet për gazetarin e njohur: I kam bërë një premtim Enrikut dhe do ta mbaj…

Homazhet në nder­im të gaze­tar­it Enrik Mehmeti po zhvil­lo­hen në Teatrin “Petro Marko” në qytetin e Vlorës.

Famil­jarë, të afërm, miq, kolegë të medias dhe qyte­tarë janë mbled­hur për t’i dhënë lam­tu­mirën e fun­dit gaze­tar­it, i cili humbi jetën tragjik­isht në një aksi­dent.

Në cer­e­mon­inë mor­tore ka mar­rë pjesë edhe këngë­tar­ja e njo­hur Aurela Gaçe, e cila ka kuj­tu­ar me emo­cion fig­urën e gaze­tar­it vlon­jat dhe mbështet­jen që ai i ka dhënë ndër vite.

Gaçe u shpreh se Mehmeti ishte një njeri i gat­shëm për të ndih­muar dhe se gjith­monë gjente kohë për të qenë pranë njerëzve.

“Ka qenë me mua, në mbështet­je, duke ard­hur e duke më shoqëru­ar nëpër ani­je, duke folur me njerëz që nji­hte vetë.

Të mar­rësh nga koha jote dhe t’ia dhurosh diku­jt tjetër, tre­gon për zemërgjerës­inë dhe për atë që je si njeri. Mund ta bësh një herë, por ai e ka bërë gjith­monë”, tha këngë­tar­ja.

Ajo tre­goi edhe bisedën e fun­dit me gaze­tarin, vetëm pak ditë para ndar­jes së tij nga jeta, duke zbu­lu­ar se kishin disku­tu­ar për një pro­jekt muzikor.

“Herën e fun­dit që fola me të ishte para një jave. I thashë që ndod­he­sha në Vlorë për xhir­ime dhe ai më tha: ‘Nëse të duhet një flotë e mad­he me skafe e gomone, rreth 100, t’i bëj vël­lai të rresh­to­hen aty’.

I thashë se do të bën­im një këngë dhe tani që i dhashë fjalën, do ta bëj, sepse kjo ishte bise­da jonë e fun­dit”, u shpreh Aurela Gaçe.

Enrik Mehmeti u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare pas një aksi­den­ti në zonën e Por­to Novos, në Zvërnec të Vlorës, duke lënë pas një kar­ri­erë mbi dy deka­da në gaze­tari.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading