sport

Përleshjet në fund të finales Spanjë-Argjentinë, FIFA gati të nisë hetim, priten dënime shembullore

Ngjar­jet e ndod­hu­ra men­jëherë pas për­fundim­it të finales së Kupës së Botës mes Span­jës dhe Argjentinës vijo­jnë të shkak­to­jnë polemi­ka. Sipas disa medi­ave ndërkom­bëtare, FIFA pritet të hapë një het­im për inci­den­tet që shpërthyen pas vër­shël­limës së fun­dit në sta­di­u­min “MetLife”, me qël­lim iden­ti­fikimin e të gjithë per­son­ave të përf­shirë.

Në qendër të kri­tikave është mes­fushori argjenti­nas Lean­dro Pare­des. Ish-loj­tari i Romës, i cili ishte ndëshkuar me kar­ton të verd­hë gjatë ndesh­jes, u për­jash­tua me kar­ton të kuq pas një për­plas­je­je të ash­për me Gavin gjatë fes­timeve të fut­bol­listëve span­jol­lë.

Në fokus të hetim­it mund të jetë edhe Nahuel Moli­na, i akuzuar se godi­ti Rodrin në momentin kur kapiteni i Span­jës po vraponte drejt shokëve të skuadrës për të fes­tu­ar suksesin.Pas këtij episo­di, në fushë u kri­jua një për­lesh­je ku u përf­sh­inë fut­bol­listë të të dyja ekipeve, por edhe anë­tarë të stafeve teknike.

Sipas rapor­timeve, ish-mbro­jtësi i njo­hur argjenti­nas Rober­to Ayala, aktu­al­isht pjesë e stafit të tra­jner­it Lionel Scaloni, dyshohet se ka godi­tur me grusht Dani Olmon gjatë kaosit.

Edhe pse FIFA nuk ka kon­fir­muar zyr­tar­isht nis­jen e pro­ce­du­rave disi­plinore, medi­at ndërkom­bëtare rapor­to­jnë se organi qev­erisës i fut­bol­lit botëror dësh­i­ron të sqaro­jë plotë­sisht ngjar­jen.

Nëse het­i­mi zyr­ta­ri­zo­het, pritet që në ditët në vijim të mer­ren masa disi­plinore ndaj per­son­ave që do të rezul­to­jnë përgjegjës për inci­den­tet pas finales.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading