sport

Portieri/ Simoni nënshkruan kontratë 3‑vjeçare me Luzernën

Për loj­tarët shqip­tarë gjërat po shko­jnë mirë në merka­to, të pak­tën kjo pra­nohet gjerë­sisht dhe përgjithë­sisht. Edhe pse nuk ka ndon­jë “boom” lëviz­jesh në treg, sido­mos sa i takon emrave të mëd­henj, intere­si për loj­tarët shqip­tarë nuk ka munguar edhe nga klu­bet e mëd­ha europi­ane.

Në Itali kuqez­in­jtë janë sy e veshë nga ofer­tat dhe pritet të ven­dosin sipas rastit në ditët dhe javët në vazhdim, por dje vëmend­jen e mori një nga loj­tarët e rinj, porti­er i për­faqë­sue­ses.

Kësh­tu, portieri i Kom­bëtares, Simon Simoni, ka bërë një hap të rëndë­sishëm në kar­ri­erën e tij, tek­sa së fund­mi ka fir­mo­sur një kon­tratë 3‑vjeçare për Luzernën në Zvicër.

1.95 metra i gjatë shqip­tari u trans­fer­ua te Ajn­traht Frank­furt në dim­rin e sezonit 2022/23, pasi zhvil­loi 29 ndesh­je zyrtare me Dina­mon. Pas mbër­rit­jes në Gjer­mani, Simoni lua­jti krye­sisht me ekipin e dytë të Frank­fur­tit.

Në verën e vitit 2024 ai u huazua te Ingol­sh­tadt 04, që garon në Ligën e Tretë gjer­mane. Pas gjys­mës së sezonit, në dim­rin e sezonit 2024/25, kaloi sër­ish në huaz­im te Kaiser­slautern, në Bun­desligën e Dytë.

Aty kaloi një sezon e gjys­më dhe zhvil­loi gjith­sej gjashtë ndesh­je zyrtare me klu­bin. Në shta­tor të vitit 2025, Simoni deb­u­toi me Kom­bëtaren A të Shqipërisë.

Gjatë javës së kalu­ar, gar­diani kuqezi mori pjesë si loj­tar në provë në disa sean­ca stërvi­tore me FC Luzern dhe të shtunën lua­jti për 90 min­u­ta në ndesh­jen e fun­dit miqë­sore të fazës për­gati­tore kundër St. Tru­iden.

Paraqit­ja e tij, bin­di drejtue­sit e Luzernës për t’i ofru­ar kon­tratë 3‑vjeçare. Në Zvicër ka shumë loj­tarë shqip­tarë, krye­sisht që vijnë nga Koso­va, por edhe ata nga Shqipëria kanë mundur të çajnë në kam­pi­onatin zvicer­an dhe Simoni mund ta dësh­mo­jë këtë me Luzernën në sezonin e ri.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading