sport

Qëndrimi/ Presidenti i La Ligës akuza të forta FIFA‑s dhe Infantinos

Men­jëherë sapo është mbyl­lur Botërori, kanë dalë në sipër­faqe kri­tikat për mënyrën se si drej­to­het fut­bol­li ndërkom­bë­tar.

Kësh­tu, pres­i­den­ti i La Lig­as, Javier Tebas, ka kri­tikuar ash­për FIFA‑n dhe pres­i­dentin e saj, Xhani Infan­ti­no, duke thënë se mënyra aktuale e drej­tim­it po e dëm­ton fut­bollin. Tebas ka kërkuar largimin e Infan­ti­nos nga posti i pres­i­den­tit të FIFA‑s.

Ai ka shpre­hur shqetësim për zgjer­im­in e gar­ave dhe ngarkesën e shtu­ar, duke pre­tend­uar se pri­or­itetet ekonomike po ven­dosen mbi zhvil­lim­in e qën­drueshëm të sportit.

“Duhet të largo­het, ka ard­hur momen­ti. Por ai ka mbështet­jen e sis­temit dhe të fed­er­atave. Në Shtetet e Bashkuara kam dëgjuar shumë njerëz që janë kundër Infan­ti­nos dhe nuk paj­to­hen me mënyrën se si ai po vepron”, ka thënë Tebas. Ditët e fun­dit Infan­ti­no është kri­tikuar nga shumë orga­ni­za­ta sportive.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading