sport

Jurgen Klop prezantohet si trajner i Gjermanisë: Kombëtarja na bashkon ne gjermanëve si askush tjetër

Adri­atik BALLA

Gjer­ma­nia ka një tra­jn­er të ri, Jur­gen Klopin, që u prezan­tua dje. Kësh­tu, dje para­dite u kon­fir­mua zyr­tar­isht se Klop do t’i rik­the­het pro­fe­sion­it të tra­jner­it dhe do të paso­jë Julian Nagels­man­in, i cili dha dorëhe­q­jen nga posti i përzg­jed­hësit të Gjer­man­isë pas fushatës zhgën­jyese në Kupën e Botës. Klop, i cili u emërua drej­tor glob­al i fut­bol­lit te Red Bull në janar të vitit 2025, kishte deklaru­ar se nuk kishte dëshirë t’i rik­the­hej drej­tim­it të një skuadre pas largim­it të tij shumë të për­folur nga Liv­er­puli në vitin 2024.

Megjithatë, pasi Fed­er­a­ta Gjer­mane e Fut­bol­lit (DFB) e kon­tak­toi me një ofer­të pas largim­it të Nagels­man­it, ish-tra­jneri i Boru­sia Dort­mundit pra­noi të mer­rte drej­timin e kom­bëtares së bashku me disa fytyra të njo­hu­ra.

Ish-ndih­mësi i Klo­p­it, Pep Lijn­ders, i cili së fund­mi u largua nga Mançester Siti, do t’i bashko­het atij në pank­inë së bashku me Peter Kravi­etz, një tjetër bashkëpunë­tor i kaher­shëm te Liv­er­puli, si dhe ish-reprezentuesin gjer­man Sven Ben­der, i cili kishte lua­j­tur nën drej­timin e Klo­p­it te Boru­sia Dort­mun­di.

Per Merte­sak­er, i cili sezonin e kalu­ar u largua nga posti i drej­torit të akademisë së Arse­nalit, do ta zëvendë­so­jë Andreas Reti­gun në rolin e drej­torit sportiv të Gjer­man­isë. “Kom­bë­tar­ja mund të na bashko­jë ne gjer­manët si pothua­jse asgjë tjetër,” tha Klop.

“Pres me padurim këtë detyrë të veçan­të në fut­bollin gjer­man, të cilës do t’i qase­mi së bashku me përulësi dhe durim: të ndër­to­jmë një ekip që lufton për njëri-tjetrin, që e shi­jon fut­bollin dhe pas të cilit njerëz­it e ven­dit tonë mund të qën­dro­jnë me bind­je të plotë”. Për herë të parë, Gjer­ma­nia do të zhvil­lo­jë katër ndesh­je gjatë një pauze të vetme ndërkom­bëtare në fund të shta­torit dhe fil­lim të tetorit të këtij viti.

Për ta nisur këtë seri, ajo do të për­bal­let me Holandën në Ligën e Kombeve më 24 shta­tor, një ndesh­je që mund të sjel­lë për­bal­lë në të njëjtën vijë anë­sore Klopin dhe një tjetër ish-tra­jn­er të Liv­er­pulit, Arne Slot. Pres­i­den­ti i DFB-së, Bernd Njun­dorf, tha të hënën: “Jur­gen Klop, si pak të tjerë, mishëron pasion­in, besuesh­mërinë dhe aftës­inë për të frymëzuar njerëz­it.

Pas dorëhe­q­jes së Julian Nagels­man­it, ai ishte zgjed­h­ja jonë e padiskutueshme për postin e tra­jner­it të kom­bëtares. Pran­daj e ndo­qëm me ven­dos­mëri deri sa arritëm mar­rëvesh­jen”, tha ai. Vetë Klop u prem­toi gaze­tarëve: “Ditën që nuk më doni më, unë largo­hem, pa asnjë dëmsh­për­blim. Nëse nesër thoni se jam i pavlerë, largo­hem. Më kri­tikoni nëse diç­ka nuk funk­sionon”, nën­vi­zoi ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading