news

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO‑s nga institucionet dhe kërkon të kalojë marrëveshjen me procedurë antikushtetuese

Kreu i Par­tisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kre­di të qev­erisë së SHBA për qël­lime mbro­jt­je do me çdo kusht ta kalo­jë me pro­ce­durë jokushtetuese”.

“Ka një për­cak­tim kushtetues, i cili nuk lejon votimin me pro­ce­durë të për­sh­pe­j­tu­ar pa një afat min­i­mal një­ja­vor.

Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese para tre mua­jve ku kon­sideron votim jokushtetues votimin për Bor­din e Paqes apo për një çësht­je tjetër. Por, Edi Rama kërkon me çdo kusht të tre­go­jë se Kushte­tu­ta është një letër e vdekur për të, dhe se ky është një sundim­tar që nuk ka ligj, as moral”, tha Berisha jashtë Par­la­men­tit, shkru­an A2.

“Unë sot i shtroj një pyet­je edhe Peleshit të tij, edhe Ramës: Pse në një akt të parë, zhdukët nga të gjitha insti­tu­cionet e ven­dit, nga par­la­men­ti, nga qev­e­ria, fla­murin e NATO‑s. Shqipëria është një vend anë­tar i NATO‑s dhe në qoftë se ka një fla­mur tjetër që ajo duhet të shfaqë, është fla­muri i NATO‑s, i cili ishte në të gjitha insti­tu­cionet. Në një akt të parë, në një nga urdhrat më të parë, ai urd­hëroi të hiqej fla­muri i NATO‑s nga të gjitha insti­tu­cionet.

Edi Rama është per­soni i vetëm në Evropën ish-komu­niste që ka orga­nizuar protes­ta të egra kundër anë­tarësim­it të Shqipërisë në NATO. Dhe tani, i çekuili­bru­ar total­isht, kërkon të dhuno­jë Kushte­tutën dhe të paraqitet si fla­mur­tar për plotësimin e bux­hetit për NATO‑n. E vërte­ta është që bux­heti për NATO‑n sot është 1.3 përqind”, shtoi kreu demokrat.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading