news

Kodra në hyrje të Ksamilit përfshihet nga flakët, zjarri pranë një resorti (VIDEO)

Një vatër zjar­ri ka përf­shirë mëng­jesin e kësaj të hëne kodrën në hyr­je të Ksamilit.Flakët kanë nisur rreth orës 04:50, duke shkak­tu­ar alarm në zonë, pasi janë përha­pur në afër­si të një resor­ti.

Kjo ka ngrit­ur shqetësime për rrezikun që mund të paraqesë për objek­tet pranë.Menjëherë pas njof­tim­it për zjarr, në vendin e ngjar­jes kanë mbër­rit­ur shër­bimet zjar­rfikëse, të cilat po puno­jnë për izolim­in e plotë të flakëve.

Fat­mirë­sisht deri më tani nuk rapor­to­het për per­sona të lën­d­uar, ndër­sa shkaqet e rënies së zjar­rit mbeten ende të paqar­ta.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading